Princesha e Uellsit, Kate Middleton, siç dhe ju kemi raportuar, më në fund i është bashkuar mbretit Charles III dhe anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore në një event të veçantë përkujtimor në Londër.
Catherine po kthehet gradualisht në detyrat publike pas trajtimit të saj të kimioterapisë kundër kancerit.
Ajo iu bashkua pjesës tjetër të familjes mbretërore, si dhe politikanëve të lartë në Royal Albert Hall mbrëmjen e sotme.
Mbretëresha Camilla nuk ishte në gjendje të merrte pjesë pasi po kurohej nga një infeksion në gjoks.
Festivali i Kujtesës, një mbrëmje me shfaqje muzikore dhe tregim, po mbahet për të nderuar personelin e shërbimit, veteranët dhe familjet e tyre.
View this post on Instagram
LEXO EDHE:
Mos vallë Princ William dhe Kate Middleton i dhanë fund martesës? Ja detaj që ngriti dyshimet


