Kjo që shihni, është një pajisje e dyshimtë e cila ka vënë në alarm strukturat e Antiterrorit. Për thuajse 2 muaj pasi u bllokua në qendrën e tranzitit, pajisja iu nënshtrua verifikimeve nën dyshimet se ishte lëndë plasëse.
Pikërisht, sulmet terroriste përmes pakove postare përbëjnë sot shqetësimin kryesor. Pajisja në fjalë, ishte e vështirë të hapej pasi ishte izoluar me rezinë.
Në fund, rezultoi se ishte një bateri novatore, krijim artizanal. Prodhuesi ishte një shtetas shqiptar që sipas dokumentit, rezultonte se ishte edhe dërguesi i pajisjes. Ai, e mbulonte me rezinë për të mbajtur sekret formulën e prodhimit nga konkurrentët e mundshëm.
Pritësi i pajisjes ishte një shtetas me banim në qytetin Anduhar në Spanjë. Hetimi u pushua pasi rezultoi se pajisja nuk përbënte rrezik./tch


