Një ditë pas marrjes së statusit të të pandehurit nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai, është shfaqur sot në Kuvend i veshur sportiv, me atlete dhe bluzë të bardhë.
SPAK e kishte marrë zyrtarisht si të pandehur Isain për shkelje të barazisë në tendera, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash, bashkë me 7 zyrtarë të tjerë. Akuzat lidhen me projekte publike, përfshirë tenderin e rrugës Korçë–Ersekë dhe një projekt ujësjellësi.
Arsyeja e vizitës së tij në Kryesinë e Kuvendit mbetet ende e paqartë.
Kujtojmë se Erion Isai, i njohur më parë si aktor në emisionin “Portokalli” në Top Channel, u zgjodh kryetar bashkie i Ersekës në zgjedhjet e vitit 2019.


