Tre automjete janë përfshirë në një aksident në vendin e quajtur “Llixhat” në autostradën Elbasan-Tyneli i Krrabës.
Burime nga vendngjarja bënë me dije se nga përplasja automjetet janë dëmtuar plotësisht në pjesën e përparme.
Në këtë aksident janë përfshirë automjeti tip Fiat, një Toyota dhe një Volksëagen me drejtues shtetasi një shtetas turk. Shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti mbeten akoma të paqaerta.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ndërsa dy gra dhe dy burra janë dërguar në Spital për mjekim dhe kontrolle mjekësore.
Burime spitalore bënë me dije se të katër personat mes të cilëve edhe një shtetas turk gjatë këtij aksidenti kanë pësuar dëmtime të lehta dhe pa pasoja serioze për jetën.
Njoftimi i Policisë
Në autostradën “Tiranë-Elbasan”, në fshatin Llixhaj, janë përplasur 3 automjete me drejtues përkatësisht shtetasit M. T., 38 vjeç, N. Z., 53 vjeç dhe S. Q., 57 vjeç.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë 2 pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin N. Z..
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.



