Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Pukë–Qelëz, në zonën e njohur si kthesa e Qerretit të Vogël.
Një automjet tip Audi ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta dhe ka përfunduar i përmbysur në një përrua, dhjetëra metra poshtë trupit të rrugës.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, Bardhok Pushtrija, ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Shkodrës për ndihmë të specializuar mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe policia, ndërsa rrethanat e aksidentit po hetohen.


