Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Media e huaj: Bum turistik në Shqipëri, Tirana dhe Riviera në qendër të vëmendjes

    Përfituan 800 mijë euro/ Arrestohen 2 magazinierë, vodhën 40 ton kafe në subjektin ku punonin

    Këmbimi valutor 23 Prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Formula 1 në kaos total pas luftës në Iran, rrezikon starti i sezonit javën e ardhshme në Australi

    March 1, 2026

    Shpërthimi i luftës në Iran dhe bombardimet që po shtrihen në shumë prej vendeve fqinje të tij si kundërpërgjigje ndaj sulmeve ajrore të Izraelit dhe SHBA, kanë sjellë kaos edhe në Formula 1, vetëm një javë para startit të sezonit në pistën e Melburn në Australi.

    Skuadrat kishin dërguar inxhinierët e tyre në Bahrejn për të kryer testimet e gomave gjatë kësaj fundjave, por bombardimet nga Irani drejt këtij shteti kanë bërë që ato të anulohen si masë sigurie dhe inxhinierët e Pirelit, MekLaren dhe Mercedes të cilët kishin radhën e tyre në pistë në këtë fundjavë, të mbylleshin me urgjencë në hotelet përkatëse. Skuadrat po bëhen gati t’i largojnë nga Lindja e Mesme, por aktualisht aeroportet janë të mbyllura.

    Situata është po aq kaotike edhe në Katar, Dubai apo Abu Dabi, duke penguar lëvizjen e skuadrave, shumë prej të cilave kanë bazat në atë zonë për testime, apo po planifikonin udhëtimet e tyre tranzit në këto vende. Mekanikët e Red Bull për shembull, kanë mbetur në Bolonja pasi nuk mund të udhëtonin drejt Dubait ku do të bënin tranzitin për të udhëtuar drejt Australisë. Rreth 2000 persona që merren në mënyrë direkte me ekipet udhëtojnë zakonisht drejt një vendi ku do të zhvillohen garat dhe problemet logjistike të lëvizjes së tyre kanë hedhur dyshime për startin normal të sezonti në fundjavë.

    Drejtuesit e Formula 1 kanë bërë të ditur se po monitorojnë situatën duke ndihmuar me logjistikën, por edhe për të pasur një ide më të qartë nëse ekziston siguria për të zhvilluar Çmimin e Madh të Bahrejnit më 12 prill dhe të Arabisë Saudite më 19 prill./PanoramaSport

    Formula 1 Shpërthimi i luftës në Iran d
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Media e huaj: Bum turistik në Shqipëri, Tirana dhe Riviera në qendër të vëmendjes

    April 23, 2026

    Përfituan 800 mijë euro/ Arrestohen 2 magazinierë, vodhën 40 ton kafe në subjektin ku punonin

    April 23, 2026

    Këmbimi valutor 23 Prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

    April 23, 2026

    DETAJE nga aksioni i SPAK/ Arrestohet ‘bosi’ i Call Centerave dhe polici! E përfshirë edhe një grua

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.