Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Rexhep Qoses

    Vd*kja e akademikut Rexhep Qosja/ Rama: Lamtumirë shqiptar i mirë! Ngushëllime familjes

    Shtëpia e Bardhë thotë se nuk ka “afat të prerë” për përfundimin e luftës me Iranin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Formula 1/ Më i shpejti në teste nuk fiton titull, Leclerc shpreson të thyejë “mallkimin”

    February 28, 2026
    Formula 1/ Më i shpejti në teste nuk fiton titull, Leclerc shpreson të thyejë "mallkimin"

    Statistikat vlejnë aq sa vlejnë. Shpesh janë thjesht një mënyrë për të hapur debat, duke nxjerrë në pah një detaj të përzgjedhur nga një oqean i të dhënave. Me përfundimin e testeve para-sezonale në Bahrein, Formula 1 ka ofruar shumë tema diskutimi.

    Në pritje të nisjes së Botërorit më 8 mars në Australi, lind natyrshëm pyetja, duke parë disa shifra, kush do të jetë piloti më konkurrues këtë vit? Dhe pikërisht këtu hyn në lojë një statistikë interesante…

    MAX, NJË PËRJASHTIM

    Në shtatë sezonet e fundit, asnjë nga pilotët që ka regjistruar kohën më të shpejtë në teste nuk ka fituar titullin kampion në fund të vitit. Askush, përveç Verstappenit në vitin 2021, i cili ishte më i shpejti në shkurt, për t’u shpallur më pas kampion në dhjetor. Edhe pse ai sezon u mbyll me finalen e diskutueshme në Abu Dhabi, me hyrjen e Makinës së Sigurisë pas 57 xhirosh të dominuara nga Lewis Hamiltoni. Për pjesën tjetër, koha më e mirë para nisjes së kampionatit nuk është përkthyer kurrë në titull botëror.

    PRECEDENTËT

    Në vitin 2019, Sebastian Vettel shënoi kohën më të shpejtë në teste, por kampion u shpall Hamiltoni. Në 2020-ën ishte radha e Valteri Botasit, por sërish fitoi Hamiltoni. Në vitin 2021 erdhi “dopieta” e Verstappenit. Në 2022-shin Hamiltoni dukej më i shpejti në prova, por titulli shkoi sërish për Maksin. Në vitin 2023 më i shpejti ishte Sergio Perez, por në fund triumfoi Verstappen.

    Ndërsa në sezonet 2024 dhe 2025, Karlos Sainz bëri një parasezon shumë të mirë, por titujt i fituan respektivisht Verstappen dhe Lando Norris. Me pak fjalë, të jesh më i miri në testet parasezonale nuk duket si ogur i mirë për titullin. Dhe këtë vit, më i shpejti ka qenë Charles Leclerc… A do ta thyejë piloti i Ferrarit “mallkimin” e testeve? Sezoni do ta tregojë.

    Formula 1 Leclerc shpreson të thyejë "mallkimin" Më i shpejti në teste nuk fiton titull
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kuvendi i Shqipërisë mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Rexhep Qoses

    April 23, 2026

    Vd*kja e akademikut Rexhep Qosja/ Rama: Lamtumirë shqiptar i mirë! Ngushëllime familjes

    April 23, 2026

    Shtëpia e Bardhë thotë se nuk ka “afat të prerë” për përfundimin e luftës me Iranin

    April 23, 2026

    Strategjia e re ushtarake e Gjermanisë

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.