Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mashtroi një 63-vjeçare për shlyerjen e kredisë, procedohet penalisht bankieri në Shkodër

    Dh*noi nxënësit dhe u hodhi ushqimin, procedohet drejtori i një shkolle private në Elbasan

    Ish-kampioni në Formula 1, Baton: Është kafshë gare, Vershtapenin nuk e shoh pushim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    FORMULA 1/ Drejtori francez, Vasër: Me bateri të karikuara, Ferrari gati për Holandën

    August 28, 2025

    Pas pushimit veror, Formula 1 rikthehet këtë fundjavë për Çmimin e Madh të Holandës dhe Ferrari është gati të vazhdojë rrugën e progresit.

    Gara e fundit në Hungari nisi mirë por përfundoi zhgënjyese, ndaj objektivi tani është të mbahen rezultatet pozitive që janë shfaqur në eventet e fundit. “Rikthehemi në pistë pas pushimit, i cili i dha skuadrës dhe pilotëve mundësinë të rifreskohen për një fazë përfundimtare shumë intensive të sezonit”, u shpreh Frederik Vasër, drejtuesi i Ferrarit, i cili më tej vijoi: “Në Holandë synojmë të vazhdojmë trendin pozitiv të ndërtuar së fundmi, pasi kemi parë përmirësime të qarta në aspektin e konkurrueshmërisë”.

    ZANDVORT, PISTË UNIKE Zandvort është një nga pistat më të veçanta në kalendar. E gjatë 4.259 metra dhe me 72 xhiro, ky cirkuit është ndërtuar mbi rërë dhe shpesh ndikohet nga era që sjell rërë në asfalt, duke ulur ngjitjen dhe duke e bërë pilotimin më sfidues. Pista është e njohur për dy kthesat me pjerrësi të lartë – Hugenholtzbocht (kthesa 3) dhe Arie Luyendykbocht (kthesa 14) – me një pjerrësi prej 19° dhe 18°, që u lejon pilotëve të kalojnë me shpejtësi të lartë. Një tjetër pikë kyçe është Tarzanbocht (kthesa 1) – një kthesë e mprehtë djathtas në fund të pjesës së drejtë të shpejtësisë, një nga të paktat vende ku sistemi DRS mund të përdoret për parakalime.

    Zandvort kërkon një balancë të mirë aerodinamike dhe menaxhim të saktë të gomave, për shkak të asfaltit të vështirë. Me pistën e ngushtë dhe kthesa të shumta, kualifikueset janë vendimtare. Për këtë arsye, Ferrari do të përqendrohet që në sesionet e para për të siguruar një pozicion të favorshëm në start. Pista ka dy zona DRS, një në pjesën e drejtë kryesore, që mund të aktivizohet që nga kthesa e fundit parabolike, dhe tjetra mes kthesave 10 dhe 11./PanoramaSport

    Drejtori francez Formula 1 Vasër
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mashtroi një 63-vjeçare për shlyerjen e kredisë, procedohet penalisht bankieri në Shkodër

    April 23, 2026

    Dh*noi nxënësit dhe u hodhi ushqimin, procedohet drejtori i një shkolle private në Elbasan

    April 23, 2026

    Ish-kampioni në Formula 1, Baton: Është kafshë gare, Vershtapenin nuk e shoh pushim

    April 23, 2026

    Tentuan të vr*snin Hysen Mërnicën dhe të ëmën, prokuroria e Fierit çon për gjykim babë e bir

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.