Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mashtroi një 63-vjeçare për shlyerjen e kredisë, procedohet penalisht bankieri në Shkodër

    Dh*noi nxënësit dhe u hodhi ushqimin, procedohet drejtori i një shkolle private në Elbasan

    Ish-kampioni në Formula 1, Baton: Është kafshë gare, Vershtapenin nuk e shoh pushim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    FORMULA 1/ Aston Martin, 264 milionë euro për të marrë Vershtapenin

    April 20, 2025

    Një mal me para për transferimin e shekullit. Marrëveshja që mund të sjellë Maks Vershtapenin te Aston Martin është vërtet astronomike.

    Holandezi, i cili ka vendosur të largohet nga Red Bull në fund të këtij sezoni, do ta gjente veten duke nënshkruar kontratën më të pasur në historinë e Formulës 1. Janë 300 milionë dollarë për tre vitet e ardhshme (2026-2028), ekuivalente me 264 milionë euro. Mund të duket si fantazi, por është realitet për faktin e thjeshtë se ky megatransferim do të financohej nga fondi sovran i Arabisë Saudite, i cili ka vendosur të marrë pronësinë e ekipit nga manjati kanadez Laurence Stroll. Fuqia e “Fondit të Investimeve Publike” (PIF), i kryesuar nga Princi i Kurorës Mohamed bin Salman është e jashtëzakonshme dhe e njohur në botën e sportit. Ai solli Kristiano Ronaldon te Al Nasr, duke i ofruar 200 milionë për të qëndruar për dy vitet e ardhshme, ndërsa “Liv League” të golfit duke nënshkruar me Xhon Ram, numrin një në fushën e gjelbër, me një kontratë 500 milionëshe. Nuk është çudi që ai tani është i gatshëm të hapë thesin edhe për katër herë kampionin botës në Formula 1.

    DYFISHIM PAGE – Interesi saudit në botën e garave të Formulës 1 ka shpërthyer vitet e fundit, pas marrëveshjes me “Liberty Media” për të organizuar Çmimin e Madh në Xhedah, një ngjarje që është rritur që nga viti 2021, duke tërhequr spektatorë dhe investitorë. Fondi sovran zotëron tashmë 20% të aksioneve të Aston Martin Lagonda, kompania historike e makinave në pronësi të Stroll, dhe sponsorizon ekipin e Formulës 1 përmes gjigantit të naftës Aramco. Nënshkrimi me Vershtapenin, pothuajse do të dyfishonte pagën aktuale të pilotit holandez nga 50 milionë euro që fiton te Red Bulli në 88 milionë euro në vit.

    Një transferim që si qëllim rikthimin e Aston Martin në luftën për kampionatin botëror të pilotëve dhe konstruktorëve nga viti 2026, kur do të ndryshojnë rregullat teknike. Fillimisht erdhi investimi i madh i Stroll në ndërtimin e një fabrike futuristike në Silverston, e kompletuar me një tunel ere, simulator dhe stola testimi më të fundit. Më pas ishte marrëveshja me gjeniun e aerodinamikës Adrian Njuei, i rrëmbyer nga Red Bulli vitin e kaluar. Për të mos përmendur marrëveshjen me Hondan për furnizimin e njësive zyrtare të gjeneratës së ardhshme. Prandaj Maks Vershtapen do të ribashkohej me drejtorin teknik me të cilin punoi në Milton Keynes dhe markën japoneze që ka kontribuar në të gjitha triumfet e tij. Por sigurisht që për të pranuar këtë sfidë, për Vershtapenin ishte e nevojshme të sigurohej kontrata e jet./PanoramaSport

    E rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari i jep fund jetës në banesë

    264 milionë euro Aston Martin Formula 1
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mashtroi një 63-vjeçare për shlyerjen e kredisë, procedohet penalisht bankieri në Shkodër

    April 23, 2026

    Dh*noi nxënësit dhe u hodhi ushqimin, procedohet drejtori i një shkolle private në Elbasan

    April 23, 2026

    Ish-kampioni në Formula 1, Baton: Është kafshë gare, Vershtapenin nuk e shoh pushim

    April 23, 2026

    Tentuan të vr*snin Hysen Mërnicën dhe të ëmën, prokuroria e Fierit çon për gjykim babë e bir

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.