Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Opozita bllokon foltoren e Kuvendit/ Peleshi e ndërpret seancën, tensione në sallë

    Tensione në seancë/ Gjykata gjobit Monika Kryemadhi dhe avokati Cakrani, ndërhynë pa leje…

    Milanin e refuzojnë të gjithë pas Tares! Merr një tjetër shuplakë nga gjermanët

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Forcë në ajër dhe kontroll në mesfushë, Silvinjo mes dilemave kundër Serbisë

    June 4, 2025
    Forcë në ajër dhe kontroll në mesfushë, Silvinjo mes dilemave kundër Serbisë

    Me një fokus të theksuar në goditjet standarde dhe mbrojtjen ndaj goditjeve nga ajri, Silvinjo ka vendosur të përfshijë një grup të veçantë lojtarësh, kryesisht mbrojtës, me të cilët ka zhvilluar seancën stërvitore të paradites e cila ishte caktuar me dyer të mbyllura.

    Një nga aspektet që ka shkaktuar shqetësim te braziliani, është forca e Serbisë në goditjet nga këndi dhe goditjet e lira. Ata janë të njohur për fuqinë e tyre në ajër dhe rrezikun që mund të krijojnë në këto situata, ku lojtarë të tillë si Vlahoviç, Joviç, Gudejl dhe Mitroviç janë të aftë të krijojnë mundësi të rrezikshme për gol. Puna me mbrojtësit kuqezi është e fokusuar në ruajtjen e disiplinës gjatë këtyre situatave dhe në parandalimin e çdo mundësie për shënim nga topat e lëvizshëm dhe goditjet standarde. Përveç mbrojtësve, edhe portieri do të ketë një rol të rëndësishëm për të ndihmuar në këtë luftë në ajër.

    “BUNKERI KUQEZI”- Për herë të parë, Silvinjo ka në dispozicion të gjitha forcat në mbrojtje. Me kthimin e Mario Mitajt, i cili ka qenë i palëvizur në krah, ndonëse Aliji ka dhënë një paraqitje të shkëlqyer në dy ndeshjet e fundit, trajneri brazilian duhet të bëjë zgjedhje të mençura për të përfituar sa më shumë nga kjo linjë mbrojtëse. Megjithatë, për të luajtur titullar, edhe pse Aliji ka bërë punë të mirë, më i avantazhuar mbetet Mario. Sa i përket qendrës së mbrojtjes, dy shtatlartë si Gjimshiti dhe Kumbulla kanë luajtur për herë të fundit bashkë, tri vite më parë, kur barazonim në Islandë 1-1 në qershor 2022. Megjithatë, këtu hyjnë në lojë edhe opsionet e tjera si Ismajli, i cili ka qenë gjithashtu në formë të shkëlqyer, dhe Ajeti, që ka justifikuar me të drejtë pozicionin e tij në dy ndeshjet e fundit me Kombëtaren. Këto janë dilema të mëdha për trajnerin Silvinjo, i cili duhet të vendosë për dy nga këta lojtarë për qendrën e mbrojtjes, duke pasur parasysh që secili prej tyre ka ofruar shumë në periudhën e fundit. Letrat i ka trazuar edhe Hysaj në krahun e djathtë, i cili është në një balotazh me Balliun.

    MESFUSHA NUK LËVIZ- Pavarësisht paraqitjes së mirë të Julian Shehut në ndeshjen kundër Andorrës, Silvinjo ka tendencë të besojë te një treshje mesfushorësh që kanë luajtur më shumë së bashku dhe kanë ndërtuar një lidhje të fortë gjatë periudhës së fundit. Bëhet fjalë për Asllanin, Ramadani dhe Laçin, të cilët pritet të formojnë mesfushën startuese përballë Serbisë. Trajneri beson se kjo treshe është e aftë të mbajë kontrollin e mesfushës, duke patur parasysh përvojën e përbashkët. Ndërkohë, dy lojtarët e tjerë, Pajaziti dhe Berisha, edhe pse kanë treguar aftësi individuale, duket se nuk kanë ende kredite të mjaftueshme për të siguruar një vend në formacionin titullar.

    SULMI SEKRET- Broja në qendër apo në krah, Manaj nga fillimi apo Daku ose Uzuni? Pjesa e sulmit mbetet një mister më vete për ndeshjen me Serbinë. Herën e fundit Armando u spostua në krahun e djathtë, ndërsa majtas luajti Hoxha. Manaj ishte në majë. Këtë herë Silvinjo duhet të gjejë tridentin e duhur për të goditur Serbinë. Asani po ashtu u stërvit me grupin, ndërsa Muçi dhe Hoxha dhanë sinjale pozitive në seancën e djeshme stërvitore. Duke qenë edhe tri ditë larg nga përballja me serbët, Silvinjo ka kohë për të bërë zgjedhjet e tij./PanoramaSport

    Importet e hidrosanitareve rriten me 29% në Janar-Prill, u ndikuan nga ndërtimet në bregdet e Tiranë

    U dëmtua gjatë punës në uzinën e ferrokromit, 51-vjeçari në gjendje të rëndë tek trauma

    ndeshja Shqipëri-Serbi Silvinjo
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Opozita bllokon foltoren e Kuvendit/ Peleshi e ndërpret seancën, tensione në sallë

    June 18, 2026

    Tensione në seancë/ Gjykata gjobit Monika Kryemadhi dhe avokati Cakrani, ndërhynë pa leje…

    June 18, 2026

    Milanin e refuzojnë të gjithë pas Tares! Merr një tjetër shuplakë nga gjermanët

    June 18, 2026

    “Je i fundit që mund të flasësh në emër të protestuesve”/ Balla-Berishës: Të sfidoj të shkosh sot pasdite në protestë

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    Albatros Rexhaj Mbrëmjen e të mërkurës isha te Arena për të parë ndeshjen. Mbaroi, dolëm,…

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.