TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla replikoi me kryedemokratin Sali Berisha në Kuvend në lidhje me protestuesit që kanë dalë pasdite prej dy javësh kundër qeverisë dhe të gjithë klasës politike.
Në fjalën e tij, Balla i tha Berishës se është i fundit që mund të flasë në emër të protestuesve, ndërsa e sfidoi që të shkonte në protestë.
Bazuar në atë që deklaron BallA, ai ka kontribuuar në një nga kërkesat e protestuesve, arrestimin e Berishës, pasi ka bërë një kallëzim ndaj kryedemokratit në institucionet e drejtësisë.
Në fjalën e tij, Balla i tha Berishës se është i fundit që mund të flasë në emër të protestuesve, ndërsa e sfidoi që të shkonte në protestë. Sipa Ballës, ai ka kontribuuar në një nga kërkesat e protestuesve, arrestimin e Berishës, pasi ka bërë një kallëzim ndaj kryedemokratit në institucionet e drejtësisë.
“Së pari kërkesa është formuluar gabim e për pasojë nuk mund të merret ë konsideratë nga deputeti që mori fjalën në emër të kërkuesve nuk dëgjuam asnjë argument me kërkesën. Kërkesa nga grupi ynë do të rrëzohet. Nuk dëgjuam asnjë argument lidhur me kërkesën. Sa i përket cështjeve të tjera, i fundit në këtë sallë që mund të flasë në emër të protestuesve është ky politikani këtu. Nëse do të zbatosh, unë të sfidoj Sali Berisha sot pasdite shko në protestë. Shkon dot në protestë? Provoje po ta mbajti. Personalisht nga ana e protestuesve meritoj një falënderim se kam kontribuuar në një prej kërkesave të protestuesve,. Unë e kam bërë një kallëzim për ty. I ftoj ta marrin në shqyrtim. Qesharakë më të mëdhenj. E mbani mend ditën e parë të protestës i quajte sikur i kemi nxjerrë ne. Ditën e dytë the që je kundër protestës. Ndërkohë që sot del zotrote jam përfaqësues i protestës. Pashë një gjë qesharake në Bruksel se pashë disa që thanë kemi ardhur këtu në Bruksel për të sjellë kërkesat e protestuesve. Je i fundit që mund të na bësh ndërmjetësit me protestuesit.”- tha Balla./Radar.al


