TIRANË– Seanca gjyqësore në GJKKO ndaj Kreut të Partisë Liria, Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi është shoqëruar me tensione dhe ndërprerje.
Burimet bëjnë me dije se gjatë zhvillimit të seancës, Gjykata vendosi të gjobisë Monika Kryemadhin dhe avokatin e saj, Kujtim Cakrani, pasi këta dy të fundit ndërhynë pa leje gjatë procedurës gjyqësore. Sipas vendimit të trupit gjykues, të dy u ndëshkuan me gjobë prej 10 mijë lekësh./Radar.al


