Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Protesta/ Rama: Problemi nuk janë flamingot, por sorrat dhe korbat që duan të marrin peng vendin

    FOTO/ Të gjithë sytë e tifozëve te format e saj bombastike, mbështetja e Ivana Knoll nuk i mjafton Kroacisë

    Vijon ngërçi në Kuvend, Peleshi: Mbyllet seanca për një orë pushim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Balla: Protestat ia morën sheshin Berishës, humbësi më i madh është ai

    June 18, 2026

    TIRANË-Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka deklaruar në Kuvend se fitorja më e madhe e protestave të fundit është fakti që ato kanë mbetur paqësore dhe janë zhvilluar pa dhunë. Në replikë me opozitën, Balla u shpreh se protestuesit “ia kanë marrë sheshin” kreut të PD-së, duke e cilësuar atë si humbësin më të madh të këtyre tubimeve.

    “Nëse ka një fitore të këtyre protestave është fakti që deri tani janë paqësore, pa molotovë, pa fishekzjarrë dhe pa dhunë. Mbi të gjitha, ia morën sheshin atij atje. Humbësi më i madh i këtyre protestave je ti, Sali”, tha Balla.

    Deputeti socialist kritikoi gjithashtu përpjekjet e opozitës për t’u lidhur me protestat, duke pretenduar se nuk ka precedent në vendet europiane që deputetë të partive tradicionale të marrin pjesë në protesta të organizuara nga forca të tjera politike.

    Balla komentoi edhe debatin për amendamentin 17 të raportit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, duke akuzuar Partinë Demokratike se ka keqinformuar opinionin publik.

    Sipas tij, Partia Popullore Europiane, ku bën pjesë PD-ja, ka votuar kundër amendamentit të propozuar nga eurodeputeti Thomas Ëaitz dhe grupi i të Gjelbërve, ndërsa socialistët europianë dhe Partia Socialiste e Shqipërisë e kanë mbështetur atë.

    “Ne kemi votuar pro këtij amendamenti në Parlamentin Europian, ju keni votuar kundër. Kjo është e vërteta”, deklaroi Balla.

    Replika e plotë:

    Zonja e zotërinj deputetë, të dashur qytetarë shqiptarë, nëse ka një fitore të këtyre protestave është pikërisht fakti se këto protesta deri më tani janë paqësore, janë pa molotov, janë pa fishekzjarrë, janë pa dhunë, dhe mbi të gjitha, i morën sheshin atij atje.

    Ia morën sheshin.

    Të hënë për të hënë, me krushqit 40-50 veta, tani ata ta morën, ta morën Sali. Humbësi më i madh i këtyre protestave je ti, Sali.

    Dhe gjithë kjo përpjekja, gjithë kjo përpjekja jote për të çuar punonjësit e SYRIT, për të çuar deputetët vjedhurazi atje atje, nuk ka asnjë rast në botë që të ketë një protestë kundër CDU-së, CSU-së, apo kundër SPD-së në Gjermani dhe nga AFD-ja. Dhe deputetët e CDU-së të shkojnë te një protestë e AFD-së. Megjithatë, ky është një krahasim që pak e kuptojnë këtu.

    Sa i përket amendamentit 17, të propozuar nga Thomas Waitz dhe deputetët e tjerë të gjelbër, dëgjoje se ta kuptosh: ju për amendamentin 17 keni votuar kundër në Parlamentin Europian. Ju. Sepse Partia Popullore Europiane, në të cilën bëni pjesë, votoi kundra. Ju keni votuar kundra. Votoi— të lutem, se s’merr— s’ishte— ishte në avion ti kur është votuar. Dhe, dhe, dhe po ashtu, po ashtu, edhe Partia Konservatore, po ashtu dhe aleatja e një tjetri këtu. Kështu që ju lutem shumë, ju lutem, duhet të jeni seriozë: Partia Socialiste, Socialistët dhe Demokratët kanë votuar kundër.

    Ne kemi votuar pro këtij amendamenti në Parlamentin Europian, ju keni votuar kundër. Kjo është e vërteta për të gjithë qytetarët shqiptarë. Faleminderit./Radar.al

    sali berisha Taulant Balla
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Protesta/ Rama: Problemi nuk janë flamingot, por sorrat dhe korbat që duan të marrin peng vendin

    June 18, 2026

    FOTO/ Të gjithë sytë e tifozëve te format e saj bombastike, mbështetja e Ivana Knoll nuk i mjafton Kroacisë

    June 18, 2026

    Vijon ngërçi në Kuvend, Peleshi: Mbyllet seanca për një orë pushim

    June 18, 2026

    Mbante arsenal a*matimi dhe municionesh në banesë, arrestohet 43-vjeçari

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    Albatros Rexhaj Mbrëmjen e të mërkurës isha te Arena për të parë ndeshjen. Mbaroi, dolëm,…

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.