Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Fondet e pensionit, ligji i ri rrit stimujt për të investuar

    September 1, 2024

    Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se tregu i pensioneve private iu afrua kufirit të 40 mijë anëtarëve.

    Gjatë tremujorit të parë të vitit, numri i anëtarëve të fondeve arriti në 39 910 anëtarë, në rritje me 4.53% që nga fillimi i këtij viti dhe me 7.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Numri i individëve pjesëmarrës në fondet private të pensioneve po rritet me ritme të qëndrueshme dhe është në nivelet më të larta historike. Megjithatë, kjo rritje vjen mbi një bazë të ulët dhe depërtimi i këtyre skemave ngelet ende shumë modest.

    Numri i individëve që kontribuojnë për një pension privat mbetet në afërsisht 3% të numrit të përgjithshëm të të punësuarve në vend, çka tregon një nivel ende shumë të ulët të mbulimit me fonde private të pensioneve.

    Vlera e aseteve neto të fondeve të pensionit në fund të muajit mars arriti në pak më shumë se 7 miliardë lekë, në rritje me 17.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Asetet e fondeve të pensioneve janë të investuara kryesisht në obligacione të qeverisë shqiptare.

    Për nga vlera e aseteve, tregu i fondeve private ngelet ende segmenti më i vogël i tregut financiar në Shqipëri.

    Në fund të tremujorit të parë, në treg ishin aktive gjashtë fonde të pensioneve private, që administrohen nga katër shoqëri administruese.

    Sipas numrit të anëtarëve, aktori më i madh në treg është Credins Pension, me rreth 47.6% të numrit të përgjithshëm të anëtarëve, i ndjekur nga Sigal Pension, me 30.67%, Albsig Pension me 10.42%, Raiffeisen Pension, me 10.13%, Smart Pension, me 1.03% dhe Sigal Pro, me 0.15%.

    Për nga vlera e aseteve neto, fondi më i madh është Sigal Pension, me 40.82% të totalit, i ndjekur nga Credins Pension, me 30.5%, Raiffeisen Pension, me 20.72%, Albsig Pension me 7.53%, Smart Pension, me 0.4% dhe Sigal Pro, me 0.02%.

    Fondet e pensionit përfaqësojnë një alternativë kursimi për të pasur të ardhura të mjaftueshme në moshë pensioni. Kthimet e tyre janë në përgjithësi më të ulëta dhe më të qëndrueshme krahasuar me fondet e investimit, edhe për shkak të mënyrës së ndryshme të llogaritjes së kthimit.

    Fondet e investimit janë likuide dhe janë të detyruara t’i vlerësojnë asetet me vlerë të drejtë tregu, me bazë ditore. Ndërsa për fondet e pensionit nuk ndiqet e njëjta logjikë, sepse në teori, fondet nga këto pensione nuk mund të tërhiqen deri në plotësimin e kushteve ligjore (minimalisht pesë vite para moshës ligjore të daljes në pension).

    Fondet e pensioneve lejohen që instrumentet financiare ku investohen asetet e tyre t’i kontabilizojnë si të mbajtura deri në maturim, me kosto të amortizuar, ndaj ato nuk nuk ndikohen shumë nga luhatjet afatshkurtra të normave të interesit.

    Për këtë arsye, kthimet e fondeve të pensionit reflektojnë kryesisht ecurinë e instrumenteve financiare ku investohen kontributet e tyre, obligacionet e qeverisë shqiptare dhe diferencat në normat e kthimit mes fondeve të ndryshme janë më të vogla.

    Në mesin e këtij viti, fondi i pensionit vullnetar Smart Pension ofronte kthim nga investimi në masën 5.38, Raiffeisen Pension 4.53%, Credins Pension, 4.25%, Albsig Pension, 4.09% dhe Sigal Pension, 3.67%.

    Ndryshimi në kthimin vjetor të fondeve lidhet edhe me tarifën e administrimit, që zbritet përpara llogaritjes së kthimit vjetor neto. Një tarifë më e ulët administrimi ndikon në një kthim neto më të lartë të fondit.

    Në nëntor të vitit të kaluar, hyri në fuqi ligji i ri “Për fondet e pensionit privat”, që do të sjellë rritje të ndjeshme të incentivave fiskale për kontributet në fondet private të pensioneve.

    Me ligjin e mëparshëm, kufiri maksimal për lehtësitë tatimore mbi kontributet në pensione private është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 200 mijë lekë dhe 15% të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit.

    Sipas ligjit të ri, kufiri maksimal mujor i përjashtimit tatimor do të rritet deri në nivelin e pagës minimale të miratuar, që aktualisht ka arritur në 40 mijë lekë në muaj.

    Duke qenë se përjashtimi nga taksat lidhet me nivelin e pagës minimale, pritet që ky stimul të rritet edhe më shumë në vitet e ardhshme.

    Me nivelin aktual të pagës minimale, shuma e kontributeve e përjashtuar nga tatimet do të arrinte sot në 480 mijë lekë në vit, ose 140% më shumë krahasuar me pragun aktual prej 200 mijë lekësh.

    Edhe kontributet e pensionet privat të derdhura nga punëdhënësi në favor të punëmarrësit do të përjashtohen nga tatimi në të njëjtën masë.

    Ligji gjithashtu parashikon që pensionet të mos tatohen në përfitim për pjesën e kontributeve, por vetëm për kthimin nga investimi, me kusht që tërheqja të bëhet me pagesa mujore të shtrira në të paktën dy vite dhe jo në mënyrë të menjëhershme, pas përmbushjes së kushteve ligjore për përfitimin e pensionit privat./MONITOR

    Fondet e pensionit Pesionet rritja e pensioneve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    June 4, 2026

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    June 4, 2026

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    June 4, 2026

    Komiteti i Senatit jep “ok”, Eric Wendt drejt konfirmimit si ambasador i ri i SHBA në Tiranë

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.