Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Diell e vranësira kalimtare në disa zona, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

    Sherri me sende të forta në Durrës, policia jep detaje: Plagoset një 36-vjeçar. Në konflikt dyshohet i përfshirë edhe një efektiv policie jashtë shërbimit

    Kush është Denis Tafili? I kërkuar nga SPAK në dosjen “Troplini”, dyshohet i përfshirë në konfliktin me armë në Durrës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Fluksi i turistëve/ Ministrja Koçiu në Spitalin e Vlorës: Gatishmëri nga të gjitha strukturat për shërbime cilësore dhe në kohë për pushuesit

    August 5, 2024
    Fluksi i turistëve/ Ministrja Koçiu në Spitalin e Vlorës: Gatishmëri nga të gjitha strukturat për shërbime cilësore dhe në kohë për pushuesit
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu

    VLORË– Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka zhvilluar një vizitë në Spitalin Rajonal të Vlorës ku stafi i mjekëve dhe infermierëve po përballon me sukses fluksin e shtuar të pushuesve gjatë këtij sezoni turistik.

    Ministrja Koçiu fillimisht u ndal në Urgjencën e spitalit e cila ofron shërbime sipas standardeve më bashkëkohore për qytetarët, por edhe për pushuesit vendas e të huaj gjatë sezonit veror.

    Koçiu u shpreh se Urgjenca e Vlorës merr rëndësi të veçantë në stinën e verës për shkak të fluksit që qyteti i Vlorës ka gjatë verës, shtuar sidomos edhe me rritjen e numrit të turistëve të huaj.

    Rreth 12 mijë thirrje drejt numrit 127 të Urgjencës Kombëtare kanë qenë vetëm të qytetit të Vlorës gjatë këtij sezoni, ku stafi mjekësor ka kryer edhe 6645 vizita në banesë.

    “Është shtuar numri i turistëve të huaj të cilët vijnë në Shqipëri kështu që edhe ndonjë simptomë problematike që kanë, janë institucionet si spitali, urgjenca dhe Qendrat Shëndetësore do duhet të përballojnë fluksin. Kjo kërkon një koordinim shumë të mirë të gjithë strukturave shëndetësore dhe ekipeve për të reaguar në kohë të shpejtë.”- u shpreh ministrja Koçiu.

    Ajo vlerësoi se Urgjenca Kombëtare ka luajtur dhe vijon të luajë rol të jashtëzakonshëm për koordinimin e rasteve.

    Më tej, ministrja u ndal edhe te autonomia spitalore ku Spitali Rajonal i Vlorës është një prej 6 strukturave shëndetësore që ka nisur prej janarit të këtij viti aplikimin e autonomisë menaxheriale.

    “Janë duke u bërë të gjitha praktikat e brendshme të punës me qëllim që të kostoni shërbimet, të vlerësoni kush janë ato shërbime si dhe për të ofruar shërbime për qytetarët, turistët vendas dhe të huaj dhe për të gjeneruar edhe më shumë të ardhura. Edhe praktika dyfishe këtu do t’ju ndihmojë për mjekët që janë të interesuar të zhvillojnë praktikën e punës jashtë orarit zyrtar, pra me përfundimin e orarit zyrtar. E gjitha kërkon edhe një ndryshim të mentalitetit dhe të marrjes së përgjegjësive.”-vijoi Koçiu.

    Në bashkëbisedim me stafin mjekësor, Koçiu tha se “Ministrinë e Shëndetësisë, qeverinë e keni në krah për t’ju mbështetur akoma më shumë siç po bëjmë me infrastrukturën dhe përmirësimin e saj dita ditës”.

    “E gjithë infrastruktura e Spitalit të Vlorës tashmë është e një tjetër standardi dhe cilësie që absolutisht ju bën të gjithëve ju të ndihemi më mirë kur vini në punë. Patjetër që edhe investimet në pajisje kanë rëndësinë e tyre dhe ne vijojmë dita ditës me pajisjet e teknologjisë së fundit.”- vijoi ajo.

    Ministrja u ndal edhe të rritja e pagave për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët, një tjetër premtim i qeverisë i bërë realitet dhe që ka hyrë në fuqi që në fillim të këtij muaji.

    “Rritja e pagave të infermierëve me 15 mijë lekë mbi pagën aktuale dhe për mjekët e përgjithshëm me 20 mijë lekë mbi pagën aktuale është një tjetër incentivë e madhe për të përmbushur me profesionalizëm punën tuaj. Do doja të përfitoja nga rasti për t’i bërë një thirrje kujtdo që është në kërkim të shtëpisë së tij të parë, për të përfituar nga programi më i fundit qe kemi rihapur. Ne e hapëm vjet programin për përfitimin e banesës me interes zero të mbështetur nga shteti për mjekët. Ndërkohë këtë vit e kemi rihapur sërish dhe e reja është që kemi përfshirë edhe infermierët. Aplikimet janë të hapura deri në datë 14 gusht në platformën E-Albania.’- deklaroi ministra e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

    Albana Koçiu Fluksi i turistëve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Diell e vranësira kalimtare në disa zona, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

    July 25, 2026

    Sherri me sende të forta në Durrës, policia jep detaje: Plagoset një 36-vjeçar. Në konflikt dyshohet i përfshirë edhe një efektiv policie jashtë shërbimit

    July 24, 2026

    Kush është Denis Tafili? I kërkuar nga SPAK në dosjen “Troplini”, dyshohet i përfshirë në konfliktin me armë në Durrës

    July 24, 2026

    Nga Italia te Kili, FIFA veçon 10 kombëtaret që synojnë rikthimin në Botërorin 2030

    July 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.