Deputeti i PD, Flamur Noka reagoi në rrjetet sociale për vendimin e Apelit të GJKKO i cili caktoi masën “detyrim paraqitje” ndaj Sali Berishës.
Sipas tij, “hetimi është mbyllur sepse dosja ështe në gjykatë. Analiza e këtij vendimi tregon qartësisht se Soros Drejtësia s’është gjë tjetër veçse Drejtësi Surrogato…”
REAGIMI
Nisi si #Soros Drejtësi e po përfundon në Surrogato Drejtësi. U janë errur sytë, u është errësuar gjykimi nga urrejtja për Sali Berishën. Këta mercenarë të verbër që i shërbejnë pa kushte narkoshtetit dhe narkokryeministrit.
Duhet të paraqiteni në #SKAP, i thonë liderit të opozitës. Po pse kështu? Për të pirë kafe me Dumanin? Përse duhet të shkojë të paraqitet në SKAP-intuaj o gjyqtar surrogato? Në SKAP nuk ka dosje e as hetim. Hetimi është mbyllur sepse dosja ështe në gjykatë. Analiza e këtij vendimi tregon qartësisht se Soros Drejtësia s’është gjë tjetër veçse Drejtësi Surrogato…


