Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    SHBA bllokon 21 anije në Ngushticën e Hormuzit, tensione të forta me Iranin

    Jonida Maliqi “thumbon” Soni Malajn: Ajo në klube, unë në festivale! Ka harruar fitoret e mia

    VIDEO/ Trump: Unë jam paqebërësi! Kam ndalur 8 luftëra, me Iranin dhe Libanin bëhen 10

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Fitore në Rheinland-Pfalz: Rikthim pas 35 vitesh i CDU

    March 23, 2026

    Pas 35 vitesh qeverisjeje të SPD në landin Rheinland-Pfalz pritet ndryshim pushteti. CDU fitoi zgjedhjet në land, AfD shënon rritje të konsiderueshme, të Gjelbrit kanë pësuar humbje të vogla.

    Ndryshim pushteti në Rheinland-Pfalz: Në zgjedhjet e landit CDU-ja e kalon SPD-në në vendin e dytë pas pothuajse 35 vitesh në pushtet në land. Kandidati kryesor i CDU-së, Gordon Schnieder, me gjasa do të jetë Kryeministri i ri i landit, ndoshta në një koalicion me SPD-në.

    Sipas rezultateve paraprake, CDU-ja përmirësoi performancën e saj krahasuar me zgjedhjet e fundit në vitin 2021, duke arritur në 31 përqind (2021: 27.7 përqind). SPD-ja ra në 25.9 përqind (2021: 35.7 përqind) – një nivel historik i ulët për partinë tradicionale në zgjedhjet në Rheinland-Pfalz. Sipas rezultateve të deritanishme, AfD dyfishoi votat krahasuar me zgjedhjet e fundit në vitin 2021, duke arritur në 19.5 përqind (2021: 8.3 përqind) -ky është rezultati më i mirë i AfD në një land të Gjermanisë Perëndimore.

    Të Gjelbrit pësuan humbje të lehta dhe arrijnë vetëm 7,9%, krahasuar me 9,3% në vitin 2021. Kurse liberalët e FDP nuk arrijnë të hyjnë në parlamentin e landit, me 2,2%, krahasuar me 5,5 përqind në vitin 2021. Edhe Votuesit e Lirë nuk hyjnë në parlamentin me 4,2 përqind.

    Koalicioni i mundshëm i CDU me SPD

    Gati tre milionë njerëz kishin të drejtë vote në Rheinland-Pfalz. Pjesëmarrja në votime ishte 68.5 përqind, në vitin 2021, 64.3%. Prej dhjetë vjetësht qeveriste koalicioni i SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së, në landin me popullsi prej më shumë se katër milionë banorësh. Shenjat janë për një një koalicion të madh nën drejtimin e CDU dhe kandidatit Schnieder: aleancat e tjera janë ose matematikisht të pamundura ose – në rastin e AfD-së – politikisht të pamundura, CDU nuk pranon bashkëpunimin me AfD. Sipas rezultateve paraprake përfundimtare, CDU do të marrë 39 vende në parlamentin e landit, SPD 32. Së bashku ka të ngjarë të kenë një shumicë prej dy të tretash. Të Gjelbrit do të fitojnë 10 vende, AfD 24./DW

    CDU Rheinland-Pfalz
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    SHBA bllokon 21 anije në Ngushticën e Hormuzit, tensione të forta me Iranin

    April 18, 2026

    Jonida Maliqi “thumbon” Soni Malajn: Ajo në klube, unë në festivale! Ka harruar fitoret e mia

    April 18, 2026

    VIDEO/ Trump: Unë jam paqebërësi! Kam ndalur 8 luftëra, me Iranin dhe Libanin bëhen 10

    April 18, 2026

    Ledion Liço zbulon emocionet e finales së “Big Brother VIP”: Vitin tjetër…

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.