Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Festivali i Beethovenit 2024 në Bon: “Me njëri-tjetrin”

    September 6, 2024
    Orkestra federale e të rinjve: Projekti Campus

    BONN– “Me njëri-tjetrin” është motoja e Festivalit “Beethovenfest 2024” që hap siparin në Bon me një program ambicioz prej më shumë se 80 koncertesh.

    “Me njëri-tjetrin” është një term në dukje i thjeshtë, por në fakt të qenit me njëri-tjetrin nuk është aq lehtë në jetë. Aq më i vështirë duket ky koncept kur bëhet fjalë për një festival muzike. Por pikërisht me këtë sfidë përballet Festivali i Beethovenit 2024 në Bon, qyteti i lindjes së kompozitorit të madh Ludwig van Beethoven. Me një program të pasur e të larmishëm me mbi 80 koncerte festivali sivjet synon t’u mundësojë të gjithëve të qenit bashkë në forma të ndryshme. Festivali hap siparin më 5 shtator me një prolog që të vë në mendime dhe mbyllet më 3 tetor me një festë të madhe “Festa e Demokracisë” në kuartierin qeveritar, në djepin e demokracisë së dytë gjermane.

    Festivali i Beethovenit si një hapësirë takimesh

    “Ne na duhen vende për shkëmbim, për takime. Vende të vetmisë kemi plot”, thotë Steven Walter, drejtor i përgjithshëm i festivalit tradicional në Bon. “Musika nuk është një qëllim artistik në vetvehte: Ajo në mënyrë krejt arkaike i bashkon njerëzit me njëri-tjetrin.”

    Ansambli MEUTE

    Se çfarë do të thotë ai me këtë, Walter i lindur më 1986 dhe ekipi i tij e tregojnë këtë qysh me konceptin hapës të festivalit. Dy ansamble, krejt të ndryshëm nga njëri-tjetri do të hapin siparin: Orkestra virtuoze Filharmonike e Muzikës së Dhomës nga Pocdami me dirigjente Elim Chan dhe ansambli i Hamburgut MEUTE, i përbërë nga njëmbëdhjetë bateristë dhe njëmbëdhjetë interpertues veglash frymore. Muzikantët e MEUTE e konsiderojnë veten si një “Techno Marching Band” dhe performojnë një “tekno hipnotizuese me muzikë frymore mjaft shprehëse”. entuziastët e Hamburgut – i kanë koncertet e tyre me rotacion në Operan e Bonit dhe në sheshin qendror të qytetit.

    Solist në mbrëmjen e hapjes së festivalit është një nga yjet e pianos, pianisti gjeorgjian Giorgi Gigashvili, i cili do të luaj variacionet e “Heroikes” së Beethovenit. “Liria është arsyeja më e rëndësishme, përse unë e dua pianon”, thotë për DW pianisti 24 vjeçar, i cili në atdheun e tij ka bërë emër edhe si këngëtar pop. “Tek e fundit, ajo që ne sot e konsiderojmë ‘klasike’ përpara 200 vjetësh ka qenë ‘pop’. Kur luan sot Beethovenin, duhet gjithmonë të kesh diçka moderne.”

    Pianisti Giorgi Gigashvili

    Simpfonia e nëntë dhe Missa Solemnis – Vepra të Beethovenit për çdo shije

    1824 ishte një vit i jshtëzakonshëm për Beethoven-in. U pagëzuan dy vepra të tij: Sinfonia e Nëntë pati premierën në Vjenë dhe Missa Solemnis në Shën Peterburg.

    Festivali i Beethovenit nuk i prezanton ato “si vepra mall i mbijetuar arsimor”, por i shfrytëzon ato si “evente për kreativitet të ri”. Missa Solemnis do të interpretohet në frymën e muzikës soul. Ky projekt u zhvillua nga kolektivi “A Song For You”. Meloditë plot ndjenjë të Beethoven-it në këtë homazh takojnë harmoninë e muzikës gospel.

    Campus: Tan Dun dhe muzikantë të rinj nga e gjithë bota

    Për Ludwig van Beethoven muzika gjithmonë ka qenë një forcë, që i bashkon njerëzit. Ky mendim, i kulmuar dhe përqendruar në mesazhin e Sinfonisë së Nëntë me vargjet e Schiller-it “të gjithë njerëzit do të vëllazërohen”, është lajtmotivi i projektit Campus të Beethovenfest dhe Deutsche Welle-s. Orkestra Federale e të rinjve dhe kori ndërkombëtar i të rinjve në fundjavën e hapjes së festivalit do të sjellin në skenë sinfoninë e nëntë – me dirigjentin dhe kompozitorin vlerësuar me Oscar, Tan Dun.

    Nga porositës ndërkombëtarë, ku bën pjesë edhe Deutsche Welle e Beethovenfest, kompozitori që jeton në Shanghai dhe Nju Jork ka kompozuar veprën e tij më të re “Choral Concerto: Nine”. Për këtë pjesë të konceptuar për orkestër dhe kor, ashtu si dhe sinfonia e nëntë e Beethoven-it, kompozitori ka krijuar një libret nga vepra të poetëve të njohur kinezë nga e kaluara.

    Tri pjesët e veprës mbajnë titujt: “Nëntë”, “Verë” dhe “Kohë”.  “Këto fjalë në kinezisht janë “Jiu”, “Jiu” dhe “Jiu”. Të tria shqiptohen njësoj”, shpjegon kompozitori. “Por që të tria janë fjalë të ndryshme, që janë të lidhura me njëra-tjetrën. Vepra ime synon të lidhë tingujt e natyrës, të shpirtit dhe kohës, për të krijuar paqen e përhershme”. Ai i thotë DW-së, se për të muzika e tij është “Oda për paqen”./DW

    Bon Festivali "Beethovenfest 2024" gjermani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    June 4, 2026

    Të shtëna me ar*ë në Sevaster, një person në gjendje kritike

    June 4, 2026

    Klosi për protestën në Zvërnec: Tërheqja nga investimi do të ishte tradhti

    June 4, 2026

    Komiteti i Senatit jep “ok”, Eric Wendt drejt konfirmimit si ambasador i ri i SHBA në Tiranë

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.