Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Ferrari” 600 mijë eurosh i dyshuar si fryt i trafikut të dro*ës sekuestrohet në mes të Tiranës, tre persona në hetim

    September 24, 2025

    Një automjet luksoz tip “Ferrari” me vlerë marramendëse prej rreth 600 mijë eurosh ka rënë në duart e Policisë së Tiranës, si pjesë e operacionit të koduar “Red”, i zhvilluar nga strukturat e posaçme kundër pastrimit të parave.

    Sipas të dhënave zyrtare, makina i përkiste shtetasit E. V., 30 vjeç, i cili më herët është dënuar në Turqi për trafikim të lëndëve narkotike. Për të shmangur hetimet dhe gjurmimin e burimit të pasurisë, ai e kishte regjistruar mjetin në emër të një personi tjetër. Hetuesit zbuluan gjithashtu se automjeti ishte sjellë në Shqipëri nga një i tretë, po për llogari të të njëjtit shtetas.

    Operacioni u zhvillua në rrugën “Abdyl Frashëri”, ku policia ndaloi “Ferrari”-n e kuq që po drejtohej pikërisht nga i dyshuari. Mjeti u sekuestrua menjëherë, ndërsa në hetim u përfshinë edhe dy shtetas të tjerë të lidhur me këtë skemë.

    Autoritetet theksojnë se kjo është vetëm një pjesë e zinxhirit të hetimeve që kanë si objektiv gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara nga aktiviteti kriminal jashtë vendit. Aktualisht, të tre personat – E. V., S. Ll. (36 vjeç) dhe A. L. (30 vjeç) – janë nën procedim penal, ndërsa hetimet po zgjerojnë rrethin për të identifikuar dhe konfiskuar pasuri të tjera të dyshuara.

    Materialet janë referuar tashmë në Prokurorinë e Tiranës, që do të drejtojë fazën e mëtejshme të procedimit.

    Ferrari
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dalin pamjet e incidentit në Onima, Gjesti shihet i armatosur në ambientet e studios

    June 3, 2026

    Tragjedia në Shëngjin, ministri Nufi: Pranë familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Kosovës

    June 3, 2026

    Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, një i plagosur jashtë rrezikut për jetën

    June 3, 2026

    Irani pretendon se ka goditur destrojer amerikan në Gjirin e Omanit, paralajmëron “hakmarrje të fortë”

    June 3, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.