Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aeroporti i Vlorës/ ‘Mabco’ letër zyrtare ministrit Karakaçi: Ndërmerrni masa për hyrjen e punonjësve në kantier dhe largimin e pengesave të paligjshme

    Manja i përgjigjet Spahos: Rama s’ka ku ikën por PD po shkrihet si opozitë!

    Pse gjermanët nuk kanë kondicioner? Temperaturat rekord detyrojnë vendin të ndryshojë rregullat

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Ferit Hoxha nga Dubrovniku: BE-ja duhet të zgjerohet, Shqipëria drejt mbylljes së negociatave në 2027-ën

    June 28, 2026

    Mbyllja e të gjithë kapitujve të negociatave me Bashkimin Europian deri në fund të vitit 2027 mbetet objektivi i Shqipërisë. Mesazhi u përcoll nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, gjatë panelit “BE dhe Ballkani Perëndimor: Zgjidhja së bashku e çështjeve të pambyllura”, në Forumin e Dubrovnikut, që u mbajt më 26-27 qershor.

    Në fjalën e tij, Hoxha paraqiti pesë mesazhet kryesore të Shqipërisë për procesin e integrimit europian dhe zhvillimet në rajon.

    Mesazhi i parë ishte se zgjerimi i Bashkimit Europian mbetet nxitësi më i fortë i transformimit demokratik, besimit dhe stabilitetit afatgjatë në Ballkanin Perëndimor.

    “Ambicia e Shqipërisë është e qartë dhe udhërrëfyesi ynë është realist: të përfundojmë negociatat duke mbyllur të gjithë kapitujt deri në fund të vitit 2027. Zbatimi i reformave dhe ruajtja e besueshmërisë së procesit të anëtarësimit duhet të ecin krah për krah”, deklaroi ai.

    Sipas ministrit, bashkëpunimi rajonal duhet të mbetet një prioritet strategjik, pasi vetëm përmes interesave të përbashkëta dhe bashkëpunimit praktik mund të forcohen qëndrueshmëria, mirëqenia dhe perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor.

    Një tjetër mesazh i Hoxhës ishte nevoja për forcimin e marrëdhënieve mes vendeve të rajonit.

    “Duhet të forcojmë më tej marrëdhëniet dypalëshe mes të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe dialogu konstruktiv janë të domosdoshme për stabilitet afatgjatë dhe integrim të suksesshëm në Bashkimin Europian”, tha ai.

    Ministri ndaloi edhe te Kosova, duke theksuar se mbështetja për forcimin e institucioneve demokratike të saj është një investim për të ardhmen europiane.

    “Mbështetja për Kosovën në forcimin e institucioneve të saj demokratike nuk është vetëm një akt solidariteti me vendin më të ri të Europës, por edhe një investim në të ardhmen tonë të përbashkët europiane. Një Kosovë e qëndrueshme, demokratike dhe e begatë kontribuon në një Europë më të fortë dhe më të sigurt”, u shpreh Hoxha.

    Në përmbyllje, ai vlerësoi partneritetin transatlantik si një nga shtyllat kryesore të sigurisë europiane.

    “Marrëdhëniet transatlantike mbeten një gur themeli i sigurisë europiane. Për Shqipërinë, anëtarësimi në Bashkimin Europian dhe partneriteti transatlantik janë dy anë të së njëjtës medalje, shtylla që forcojnë paqen, sigurinë dhe të ardhmen tonë”, deklaroi ministri.

    Në kuadër të Forumit të Dubrovnikut, i mbajtur më 26-27 qershor, Hoxha zhvilloi edhe një takim me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovenisë, Tone Kajzer. Dy ministrat konfirmuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe diskutuan për zhvillimet në rajon, procesin e zgjerimit të BE-së dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh.

    “Shpreha mirënjohjen time të sinqertë për mbështetjen e vazhdueshme dhe me parime të Sllovenisë për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian”, shkroi Hoxha pas takimit./ Shqiptarja.com

    Bashkimi Europian Ferit Hoxha negociata shqiperi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aeroporti i Vlorës/ ‘Mabco’ letër zyrtare ministrit Karakaçi: Ndërmerrni masa për hyrjen e punonjësve në kantier dhe largimin e pengesave të paligjshme

    June 28, 2026

    Manja i përgjigjet Spahos: Rama s’ka ku ikën por PD po shkrihet si opozitë!

    June 28, 2026

    Pse gjermanët nuk kanë kondicioner? Temperaturat rekord detyrojnë vendin të ndryshojë rregullat

    June 28, 2026

    “The Albanian Files”, Berisha: Rama po fshihet pas arkitektëve, Eurojust dhe Europol të hetojnë pagesat

    June 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Testi i madh i yjeve nis: 6 shenja horoskopi do të përballen me sfida të forta deri më 23 korrik

    Parashikimi i horoskopit 28 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 27 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.