Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak, Vuçiç: Rekrutët e parë do të thirren në mars

    Brohoritën ‘Kosova është Serbi’ gjatë ceremonisë së Vidovdanit pranë Prishtinës, disa persona shoqërohen në polici

    Botërori 2026/ Katari rekrutoi dhe pagoi tifozë në SHBA, hetimi: Mjafton të kishin lidhje me Lindjen e Mesme

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Aeroporti i Vlorës/ ‘Mabco’ letër zyrtare ministrit Karakaçi: Ndërmerrni masa për hyrjen e punonjësve në kantier dhe largimin e pengesave të paligjshme

    June 28, 2026
    Aeroporti i Vlorës/ ‘Mabco’ letër zyrtare ministrit Karakaçi: Ndërmerrni masa për hyrjen e punonjësve në kantier dhe largimin e pengesave të paligjshme

    Emin Pacolli, presidenti i kompanisë ‘Mabco’ në pronësi të Behgjet Pacollit, i ka dërguar një kërkesë zyrtare ministrit Enea Karakaçit për marrje të masave që personeli të hyjë në kantierin e Vlorës për të vijuar punimet.

    “Në ushtrim të kompetencave tuaja ligjore, të ndërmerrni të gjitha masat e nevojshme për të mundësuar hyrjen e menjëhershme në kantier të personelit të MABCO-s dhe të nënkontraktorëve të saj, me qëllim përfundimin e punimeve të mbetura në terminal dhe fillimin pa vonesë të procesit të certifikimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës”, thuhet në letër.

    Duke theksuar se prej 6 javësh nuk u lejohet hyrja në aeroport e terminal, u ushtrohet kontroll nga grupe që veprojnë “pa bazë ligjore” dhe që u janë dëmtuar pajisje e mjete pune, gjë që rrit kostot e projektit dhe vonon punimet, kompania insiston te ndërhyrja institucionale.

    “Për këtë arsye, ju kërkojmë të ndërmerrni masat e nevojshme për largimin e menjëhershëm të çdo pengese të paligjshme, rikthimin e kontrollit ligjor mbi kantierin dhe krijimin e kushteve që MABCO të rifillojë menjëherë punimet”, thuhet në letër.

    Kujtojmë që dy kompanitë kontraktore, ‘Mabco’ dhe ‘2A Group’ e Valon Ademit janë drejt fundit të afatit prej 30 ditësh të vendosur nga ministri i Infrastrukturës për zgjidhjen e marrëveshjes. Karakaçi tha se për çdo ditë vonese, do të ketë gjoba e deri në prishje të kontratës koncesionare.

    Letra e plotë:

    Në emër të MABCO Construction SA dhe stafit të saj drejtues, ju drejtohemi me këtë kërkesë zyrtare dhe apel institucional që, në ushtrim të kompetencave tuaja ligjore, të ndërmerrni të gjitha masat e nevojshme për të mundësuar hyrjen e menjëhershme në kantier të personelit të MABCO-s dhe të nënkontraktorëve të saj, me qëllim përfundimin e punimeve të mbetura në terminal dhe fillimin pa vonesë të procesit të certifikimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

    Kjo kërkesë mbështetet në Kontratën e Koncesionit, në legjislacionin shqiptar në fuqi dhe në vendimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, i cili ka sqaruar përfundimisht situatën juridike dhe të drejtat e aksionarit shumicë.

    Prej më shumë se gjashtë javësh, hyrja në aeroport dhe në terminal vazhdon të bllokohet nga roje private, mjete të rënda dhe barrikada të vendosura nga grupe që veprojnë pa asnjë bazë ligjore.

    Gjatë kësaj periudhe, këto grupe kanë ushtruar kontroll de facto mbi arealin e aeroportit, ndërsa e gjithë situata është zhvilluar në prani të Policisë së Shtetit, pa u rivendosur ligjshmëria dhe pa u mundësuar zbatimi i vendimit të Gjykatës së Lartë.

    Për më tepër, gjatë kësaj periudhe të bllokimit dhe kontrollit të paligjshëm, aeroporti është ekspozuar ndaj akteve të vandalizmit, dëmtimit të aseteve, zhdukjes së pajisjeve dhe mjeteve të punës, si dhe dëmtimeve të tjera materiale që tashmë duhet të riparohen. Këto pasoja jo vetëm që kanë rritur kostot e projektit, por kanë vonuar edhe më tej përfundimin e tij dhe procesin e certifikimit.

    Për këtë arsye, ju kërkojmë të ndërmerrni masat e nevojshme për largimin e menjëhershëm të çdo pengese të paligjshme, rikthimin e kontrollit ligjor mbi kantierin dhe krijimin e kushteve që MABCO të rifillojë menjëherë punimet.

    MABCO konfirmon edhe një herë, në mënyrë të qartë dhe të parevokueshme, se sapo t’i garantohet qasja e lirë në aeroport, do të mobilizojë menjëherë personelin, ekspertët dhe nënkontraktorët e saj për të riparuar dëmet e shkaktuara gjatë periudhës së bllokimit, për të zëvendësuar pajisjet dhe inventarin e dëmtuar apo të zhdukur, për të përfunduar punimet e mbetura dhe për të filluar menjëherë procesin e certifikimit.

    MABCO disponon kapacitetet e plota financiare, teknike, organizative dhe logistike për ta përfunduar projektin. Gjithashtu, partnerët e saj ndërkombëtarë, përfshirë DAA International, janë të gatshëm të fillojnë menjëherë procedurat operacionale dhe procesin e certifikimit, sapo të rikthehen kushtet normale të punës.

    Ky apel nuk është i ri. Që nga tetori i vitit të kaluar, MABCO u është drejtuar vazhdimisht institucioneve shtetërore me të njëjtën kërkesë: zbatimin e ligjit, respektimin e Kontratës së Koncesionit dhe krijimin e kushteve për përfundimin e këtij investimi strategjik. Fatkeqësisht, edhe pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pengesat vazhdojnë.

    Ju bëjmë edhe një herë thirrje që të veproni pa humbur kohë. Çdo ditë vonesë sjell pasoja të rënda teknike, financiare, kontraktore dhe reputacionale, jo vetëm për investitorin, por edhe për vetë projektin dhe interesin publik të Republikës së Shqipërisë.

    Mbetemi në pritje të ndërhyrjes suaj dhe të konfirmimit për masat që do të ndërmerren, me besimin se institucionet e shtetit do të garantojnë zbatimin e ligjit, respektimin e vendimeve gjyqësore dhe përfundimin e këtij projekti strategjik.

    Aeroporti i Vlorës Emin Pacolli në pronësi të Behgjet Pacollit presidenti i kompanisë ‘Mabco’
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak, Vuçiç: Rekrutët e parë do të thirren në mars

    June 28, 2026

    Brohoritën ‘Kosova është Serbi’ gjatë ceremonisë së Vidovdanit pranë Prishtinës, disa persona shoqërohen në polici

    June 28, 2026

    Botërori 2026/ Katari rekrutoi dhe pagoi tifozë në SHBA, hetimi: Mjafton të kishin lidhje me Lindjen e Mesme

    June 28, 2026

    Turisti polak bllokohet në Gjirin e Gjipesë, autoritetet në terren për ta shpëtuar, rasti i dytë në 48 orë

    June 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Testi i madh i yjeve nis: 6 shenja horoskopi do të përballen me sfida të forta deri më 23 korrik

    Parashikimi i horoskopit 28 qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 27 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.