Pak ditë pas pezullimit për shkak të helmimit të ushqimit të kontaminuar me salmonelë, Kopshti Nr.1 në Gramsh mësohet se prej ditës së djeshme ka rifilluar punën.
Burimet bëjnë me dije se në kopësht janë rikthyer vetëm fëmijët që kanë rezultuar negativë nga analizat. Ndërsa mësohet se institucioni funksionon pa shërbim guzhine, pasi dreka është pezulluar.
Kujtojmë se nga analizat e bëra konkludoi se 17 fëmijë dhe anëtarë të stafit rezultuan pozitivë me bakterin ‘Salmonella Enteritidis’. Ndërsa për 6 raste të tjera priten ende përgjigjet, sipas njoftimit të fundit të AKU-së.


