Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Plagosje me thi*ë në Vlorë, 23-vjeçari përfundon në spital, autori në kërkim

    Studimi: Kërpudhat “magjike” mund të ndihmojnë në lënien e duhanit

    Pentagoni nënshkruan marrëveshje me 7 gjigantë të IA për përdorim në rrjetet ushtarake të klasifikuara

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    FATURAT/ Si po i zhvat Wizz Air shqiptarët: Ikni ankohuni në Angli po deshët!

    April 22, 2025
    FATURAT/ Si po i zhvat Wizz Air shqiptarët: Ikni ankohuni në Angli po deshët!

    TIRANË– Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) është i mbushur në çdo orë duke kapur një rekord prej 187 fluturimesh në ditë gjatë vitit të shkuara.

    Zgjerimi i aeroportit dhe zgjatja e pistës konfirmojnë një potencial të madh, i cili rrezikon të dëmtohet seriozisht nga praktikat zhvatëse të kompanive të caktuara ajrore, të cilat me sa duket duan të shfrytëzojnë këtë zgjerim të madh të industrisë për të bërë para në një kohë të shpejt.

    Wizz Air hyri në tregun shqiptar si një kompani “łow cost” duke ofruar fillimisht bileta me çmime vërtetë të lira, ndërsa siç do të tregojë Skyweb.al në këtë cikël shkrimesh që nis sot, “Wizz-i” rezulton të mos jetë më kompani me çmime të lira, përkundrazi të dhënat e siguruara nga redaksia tregojnë se është më e shtrenjtë se kompanitë e tjera “legacy” si Air Albania; ITA Airways; Austrian Airlines; Aegean, etj.

    Komisionet abuzive, kufizimet e mëdha në bagazhe si edhe kostot e tjera fshehura, përveç vonesave, e bëjnë kompaninë Wizz Air, një ndër më të shtrenjtat për fluturimet nga Shqipëria.

    Skyëeb është bërë dëshmitar i një rasti tejet abuziv nga kompania Wizz Air, e cila ka tarifuar çmime stratoferike për tre bileta vajtje ardhje nga Tirana në Bergamo të Italisë.

    Të Wizz Air ndryshimi i datës së fluturimit kushton më shumë se blerja e një bilete të re!

    E gjitha historia nis më datë 19 mars të këtij viti ku një familje e përbërë nga prindërit dhe një fëmijë 10 vjeç blejnë tri bileta vajtje-ardhje Tiranë-Bergamo për një fund të prillit me një çmim 324 euro, të cilat u paguan menjëherë.

    Familjes në fjalë i ndryshojnë planet dhe në vend të prillit, vendos që ta bëjë këtë udhëtim në fund të qershorit. Teksa bëhet ndryshimi i datës së udhëtimit, sistemi i Wizz Air aplikon një tarifë shtesë me komisione të tjera dhe një penallti rreth 50 euro per person për çdo drejtim duke e çuar vetëm koston ndryshimit të datës në 446 euro, ndërkohë që nëse biletat të bliheshin nga fillimi, kostoja do të ishte 333 euro.

    Pas ndryshimit të datës, në total, familja në fjalë pagoi 769 euro për këto tre bileta vajtje-ardhje Tiranë-Bergamo për në fund të qershorit 2025. Siç konfirmohet edhe nga fatura përmbledhëse Ëizz Air ka aplikuar kosto shtesë jo vetëm si tarifë për ndryshimin e datës, gjë që bie ndesh me çdo praktikë ligjore në Shqipëri apo dhe më gjerë.

    “Ikni ankohuni në Angli!”

    Skyëeb kontaktoi me kompaninë Wizz Air për t’u interesuar në lidhje me çështjen në fjalë duke marrë si përgjigje se “çështja ishte mbyllur” dhe se shuma e tarifuar nuk mund të kompensohej.

    Redaksia tentoi të kontaktojë sërish me kompaninë, por mungesa e një përfaqësie në Tiranë si edhe praktikat zhvatëse të saj ndaj klientëve shqiptarë e bën të pamundur zgjidhjen e problemit.

    Tallja maksimale me klientët e saj ishte kur kompania Ëizz Air sugjeron që problemin në fjalë, familja ta ankimojë në një institucion të ankesave në Britaninë e Madhe duke e ditur ndërkohë që ky insitucion nuk ka autoritet në Shqipëri dhe nuk mund të detyrojë një kompani të BE-së që të kompensojë një qyetar të një vendi jashtë BE.

    Abuzim me pozitën dominuese në treg

    Wizz Air zgjedh të sillë në këtë mënyrë me shqiptarët nisur edhe nga fakti se institucionet tona janë të dobta përballë praktikave abuzive. Redaksia konsultoi ligjin për “Konkurrencën në Republikën e Shqipërisë” dhe çështja e mësipërme është rasti tipik kur një kompani abuzon me “pozitën dominuese” të saj në treg.

    Ftohet Autoriteti i Konkurrencës që të verifikojë praktikën në fjalë për të futur në shina një kompani që erdhi si “low cost” dhe tani po tarifon me çmime të kripura edhe përmes praktikave të zhvatjes ndaj klientëve! /skyweb.al 

    “Altin Dumani ishte i çarmatosur, shpatën e kisha unë në zyrë”/ Rama: Duan të më vënë në pozitë të vështirë

    Pse u riktheve?/ Berisha: S’kam ambicie për karrige, para dhe luks

    angli TIA Wizz Air
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Plagosje me thi*ë në Vlorë, 23-vjeçari përfundon në spital, autori në kërkim

    May 1, 2026

    Studimi: Kërpudhat “magjike” mund të ndihmojnë në lënien e duhanit

    May 1, 2026

    Pentagoni nënshkruan marrëveshje me 7 gjigantë të IA për përdorim në rrjetet ushtarake të klasifikuara

    May 1, 2026

    “19 vjeç u dashurova”/ Rrëfimi i pazakontë e Spartak Ngjelës: Ja pse nuk u bëra baba

    May 1, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.