TIRANË– Kryedemokrati Sali Berisha ka treguar se arsyeja e rikthimit të tij nuk janë karrigia, paratë apo luksi, duke shtuar se nuk i ka ambicie.
Berisha ndër të tjera u shpreh se këto ambicie nuk i ka pasur as në rini, ndërsa shtoi se eksperienca e tij në politikë është e çmuar.
Ish-kryeminstri deklaroi para shqiptarëve një program të realizueshëm dhe kjo falë eksperiencës së tij.
“Rikthimi im nuk ka absolutisht në bazë ambicie për karrige, para dhe luks. Nuk del njeri të thotë se unë këto i kam pasur edhe në rini, tani aspak. Çfarë më mbetet mua nga mosha tani? Eksperienca e çmuar. Sot unë paraqes një program para shqiptarëve me terma konkretë, por eksperienca ime qeverisëse më lejon mua të parashikoj me vërtetësi të madhe realizimin e programit.”-tha Berisha./Radar.al
“Rama po rrokulliset”/ Berisha: I aftë të bëjë çdo gjë por është i pashpresë
Tentoi të rrëmbejë 3 fëmijë gjatë Pashkëve, shqiptari përfundon në burg
I ati e solli në Tiranë dhe e vr*u, trupi i Rayyan Alwan tërhiqet nga të afërmit