Një alpinist ka humbur jetën, ndërsa më shumë se 200 të tjerë mbeten të bllokuar në shpatet lindore të Everestit në Tibet, pas kushteve ekstreme të motit.
Qindra banorë dhe ekipe shpëtimi janë mobilizuar për të pastruar borën që pengonte aksesin në zonë, e cila shtrihet mbi 4,900 metra mbi nivelin e detit.
Autoritetet raportojnë se 350 persona janë shpëtuar tashmë dhe janë dërguar në qytetin e vogël të Qudang, ndërsa janë në kontakt me alpinistët e mbetur të bllokuar.
Sipas raporteve, alpinistët ishin dyndur në zonë gjatë ditëve të fundit për shkak të një feste kombëtare tetëditore, por shumë prej tyre u kapën në befasi nga kushtet e papritura ekstreme të motit.


