TIRANË– Kanë kaluar 18 orë që nga momenti kur ka nisur numërimi i votave në të gjithë qarqet e vendit, ndërkohë kryedemokrati Sali Berisha ka dalë në koferencën e dytë për shtyp.
Berisha teksa wshtw pyetur nwse do ta pranojw rezultatin e zgjedhjeve wshtw pwrgjigjur se vetëm “ai lart” mund ta ndalojë PD-në në misionin e saj.
“Së dyti ju bëj thirrje të gjitha strukturave të PD-së, që të bëjnë gjithçka që të numërohet çdo votë pa asnjë, me përkushtimin më të madh sepse çdo votë kundër regjimit meriton nderimin më të madh dhe vlerësimin më të madh.”-shprehet Berisha.
FJALA E BERISHËS:
Vetëm ai lart mund ta ndalojë Partinë Demokratike që të bëjë gjithçka që të mbrojë votën e shqiptarëve. Ky komb do votojë i lirë. Ua them unë ju. Forcë në botë nuk do ketë që të pengojë shqiptarët të votojnë të lirë. Është procesi më serioz, shpreh mirënjohjen dhe falenderim të madh për komisioinerë, vëzhgues, numërues që e gdhinë gjatë natës. Së dyti ju bëj thirrje të gjitha strukturave të PD-së, që të bëjnë gjithçka që të numërohet çdo votë pa asnjë, me përkushtimin më të madh sepse çdo votë kundër regjimit meriton nderimin më të madh dhe vlerësimin më të madh. Sot, këtë kisha qëllim kryesor të paraqitjes para jush në mënyrë një thirrje për demokratët, opozitarët që të tregojnë përkushtimin më të madh në numërimin, vlerësimin e çdo vote dhe të mos kenë asnjë ndikim nga asgjë. Kjo është detyra më e rëndësishme për demokratët. PD u ka thënë shqiptarëve dhe botës e çfarë është procesi elektoral në Shqipëri. Të përfundojë numërimi i votës së fundit atëherë PD do të bëjë vlerësimin e saj./Radar.al


