TIRANË– Ngjarja e rëndë e 22-vjeçares me origjinë shqiptare, Ilaria Sula ka tronditur rëndë opinionin publik jo vetëm në Itali por edhe në Shqipëri.
Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 ka folur gjyshi i viktimës. Gjyshi i Ilaria Sulës ka treguar si e mori vesh lajmin, ndërsa shprehet se ndodhej në një kafene kur një mik i tij e mori në telefon dhe i tregoi për ngjarjen tragjike.
Gjyshi i 22-vjeçares u shpreh se Ilaria, e cila jetonte në një apartament me qira në Romë me disa shoqë të saj, ishte zhdukur prej datës 25 Mars, kur familja ngriti alarmin kur Ilaria nuk shkoi në shtëpi për Bajram.
DËSHMIA E GJYSHIT TË ILARIA SULËS:
Kam një javë që skam folur me djalin, nusen e tij dhe nipin. Isha në kafe, më mori një mik, më tha “ku je Bashkim” i thashë jam në kafe. Më tha “Ilaria ka vdekur, është gjetur e vdekur” I thashë nuk di gjë, djali s’është këtu por në Romë. Djemtë me nuset janë në Romë, ndërsa vetëm ne dy pleqtë jemi këtu. Ajo u zhduk me datën 15. Ne e prisnim për Bajram, kishim dalë tek treni. Nusja e djalit tha “s’po vjen goca, nuk më përgjigjet në telefon”. Djali la punën dhe ikën në Romë, që atë ditë nuk kanë ardhur në shtëpi më, banesa është mbyllur. Për Vit të ri kam folur për herë të fundit më Ilarian. Neve nuk na ka thënë gjë për djalin, për prindërit nuk dimë gjë. S’dimë që ishte e lidhur, por edhe nëse do ishte nuk është problem./Radar.al
Vr*sja e Ilaria Sulës/ Fqinjët: U shokuam, autori të dënohet maksimalisht
“Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”, SPAK: Sistemi i IT nuk u prek. Dy të arrestuar
“Threedots u përça?”/ Th*kë pas shpine, për kë e kishte Flori Mumajesi? (VIDEO)