Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nufi në Pentagon, thellohet partneriteti ushtarak Shqipëri-SHBA: Amerika mbetet partneri ynë më strategjik

    Pse është jetike të mbroni trurin në moshën 40-65 vjeç? Shkencëtarët: Kjo periudhë përcakton rrezikun për demencë dekada më vonë

    FIFA kërkon ndryshime në fanellat e Egjiptit për Botërorin 2026, në qendër yjet dhe numrat

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”, SPAK: Sistemi i IT nuk u prek. Dy të arrestuar

    April 3, 2025
    U tentua të ndërhyhej në adresën e kreut të SPAK, Altin Dumani, 2 të arrestuar
    Altin Dumani

    TIRANË– Të paktën dy persona janë arrestuar me urdhër të SPAK pasi raportohet se kanë ndërhyrë në e-mail-et e prokurorëve të posaçëm, si edhe kanë tentuar të ndërhyjnë në adresën zyrtare të kreut të organit të akuzës, Altin Dumani.

    NJOFTIMI I SPAK: 

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi se ka marrë informacion në datën 12 mars 2025 për një ndërhyrje të paligjshme në adresat e email-eve të disa prokurorëve të posaçëm. Falë masave të sigurisë, sistemi i brendshëm i SPAK mbeti i pacënuar.

    Sipas verifikimeve, ndërhyrja ka ndodhur vetëm në adresat e email-eve të disa prokurorëve dhe nuk ka prekur sistemin e përgjithshëm të IT-së të institucionit. Pjesëmarrësit në këtë akt kanë arritur të marrin disa informacione, por nuk kanë siguruar akses në dosje hetimore. Ata gjithashtu kanë tentuar të ndërhyjnë në email-in e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, por pa sukses.

    Pas një hetimi intensiv, me përfshirjen e Byrosë së Hetimit dhe Sektorit të Ekspertizës, janë identifikuar dhe arrestuar brenda 24 orëve dy individë: ai që ka realizuar ndërhyrjen në email-e dhe ai që ka shpërndarë informacionin tek persona të tretë. Gjithashtu, janë sekuestruar pajisjet e përdorura për këtë akt dhe skedarët e shkarkuar.

    Prokurori i çështjes ka urdhëruar që informacionet e marra të mos publikohen për të ruajtur sekretin hetimor. Janë marrë në pyetje edhe individë të tjerë që mund të kenë lidhje me të arrestuarit dhe që kanë pasur akses në informacionet.

    Në përfundim të hetimit të brendshëm administrativ, është konfirmuar se sistemi i përgjithshëm i IT-së nuk ka pësuar dëme dhe janë marrë masa shtesë për forcimin e protokolleve mbrojtëse. Deri tani, nuk ka prova që sugjerojnë se të arrestuarit kanë bashkëpunuar me personel të brendshëm të SPAK. SPAK u shpreh se janë marrë të gjitha masat për mbrojtjen e dosjeve dhe të dhënave të ndjeshme, si dhe për ruajtjen e integritetit të infrastrukturës së institucionit. Hetimet vazhdojnë në kuadër të dyshimeve për ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal./Radar.al 

    https://radar.al/threedots-u-perca-thke-pas-shpine-per-ke-e-kishte-flori-mumajesi-video/

    “Threedots u përça?”/ Th*kë pas shpine, për kë e kishte Flori Mumajesi? (VIDEO)

    altin dumani spak
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nufi në Pentagon, thellohet partneriteti ushtarak Shqipëri-SHBA: Amerika mbetet partneri ynë më strategjik

    June 13, 2026

    Pse është jetike të mbroni trurin në moshën 40-65 vjeç? Shkencëtarët: Kjo periudhë përcakton rrezikun për demencë dekada më vonë

    June 13, 2026

    FIFA kërkon ndryshime në fanellat e Egjiptit për Botërorin 2026, në qendër yjet dhe numrat

    June 13, 2026

    Autobusi i Kosovës del nga rruga në Ishull-Shëngjin, shmanget përplasja

    June 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.