Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, ku 25-vjeçari shqiptar Kevin Muharremi është ekzekutuar me armë zjarri në orët e para të mëngjesit.
Krimi ka ndodhur rreth orës 05:00 të së shtunës, 14 shkurt, në Montecalvoli, një zonë pranë Valdera.
Sipas raportimeve, i riu ishte përfshirë më herët në një konflikt në një klub nate në Valdera. Më pas, ndërsa po udhëtonte me një mik dhe ishte i ulur në sediljen e pasagjerit, ai u qëllua me armë zjarri nga një automjet tjetër që iu afrua dhe më pas u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.


