ITALI– Dy të rinj shqiptarë, të moshës 17 dhe 19 vjeç, janë ndaluar nga autoritetet italiane pasi dyshohen si autorë të vrasjes së bashkëkombësit të tyre, Vladimir Lleshi.
Viktima, 35 vjeç, humbi jetën pas një sulmi me thikë që ndodhi pasditen e 8 majit, në kryqëzimin mes rrugëve Corridoni dhe Baracca në qytetin e Pratos.
Të rinjtë u morën në pyetje nga zëvendësprokurorja Valentina Cosci. Sipas deklaratave të tyre, konflikti nisi për shkak të disa mesazheve që kishin të bënin me një vajzë. Takimi me Vladimir Lleshin ishte planifikuar pikërisht në vendin ku ndodhi ngjarja, dhe ai kishte ardhur i shoqëruar nga dy persona të tjerë. Debati u përshkallëzua shpejt në një përplasje fizike që përfundoi me pasoja tragjike për Lleshin. Dyshohet se të rinjtë e sulmuan atë dhe më pas u larguan me nxitim nga vendngjarja. Nga sherri mbeti i plagosur edhe një 21-vjeçar shqiptar, i cili kishte ndërhyrë për të ndalur përleshjen. Vladimir Lleshi u gjet i lënduar në vendin e ngjarjes dhe u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore./Radar.al
Sherr mes shqiptarëve në Itali/ Humb jetën 35-vjeçari, pla*oset 21-vjeçari
“Truri” i grupit të trafikut të dr*gës/ SPAK kërkon 17 vite burg për Islam Sefën
7 ditë poshtë masivit të dheut/ Trupi i pajetë i 29-vjeçarit u gjet nga ushtria e Kosovës


