Mediat kanë zbardhur identitetin e personave të shoqëruar si autorë të dyshuar për atentatin e ndodhur të dielën e 5 janarit në Shkodër, ku u qëllua me breshëri kallashnikovi 33 vjeçari Ramazan Mataj.
Gjatë aksionit policor për zbardhjen e ngjarjes, teksa janë shoqëruar dhe disa persona që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen, katër mësohet se janë autorët që u përfshinë në ekzekutimin e 33-vjeçarit Ramazan Mataj në makinën e tij dy ditë më parë.
Të arrestuar janë babai Rrustem Hasaj 59 vjeç dhe dy djemtë Arjon Hasaj 29 vjeç, dhe Klinsmani Hasaj 20 vjeç.
Njëri prej tyre, Arjon Hasaj dyshohet si autori kryesor, ndërsa dy të tjerët si bashkëpunëtorë.
Policia nuk ka ende njoftim zyrtar lidhur me arrestimet, teksa pritet të zbardhet dhe roli i të arrestuarve në krim.
Hetimet vazhdojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e vrasjes dhe përfshirjen e të dyshuarve. Njëri prej personave është arrestuar në kufi duke tentuar të largohej, ndërsa një është arrestuar në shtëpi.
Deri tani, pista kryesore e vrasjes është ajo e konfliktit personal mes viktimës dhe njërit prej djemve të familjes Hasa.
Lexo më shumë mbi ngjarjen:
Ishin banorët që panë 33-vjeçarin e pajetë brenda automjetit dhe kanë lajmëruar policinë e cila është nisur drejt vendit të ngjarjes.
Sipas informacioneve, ai ka qëndruar në Belgjikë, aty ku aktualisht ndodhet edhe vëllai dhe prej një viti ishte kthyer në Shqipëri.
Mataj ka bërë punë ditore në ndërtim në Mal të Zi dhe nuk rezulton të ketë precedent penalë.
Babai i 33-vjeçarit Ramazan Mataj, Fatmir Mataj rrëfeu se djali i tij priste të fejohej dhe se do largohej në Gjermani pasi t’i dilnin letrat, ndërsa theksoi se i biri nuk ka pasur konflikte me asnjë njeri. Fatmir Mataj i bëri thirrje shtetit për zbardhjen e ngjarjes, në të kundërt, deklaroi se ‘do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet’.


