Dy shqiptarëve iu gjetën 10 kg kanabis me vlerë deri në 50,000 £ që ishin ngarkuar në një furgon.
Anduen Spahiu, 20 vjeç dhe Reols Havalja, 26 vjeç, u sinjalizuan nga policia teksa kujdeseshin për një “shtëpi bari” në Bedëas, Caerphilly.
Oficerët kishin marrë fillimisht raportime për një burrë i cili hiqte sasi kanabisi nga një shtëpi.
Spahiu dhe Havalja, të dy pa vendbanim fiks, u deklaruan fajtorë për prodhimin dhe posedimin e kanabisit me qëllim furnizimin me kanabis.
Gjykata u lajmërua se Havalja kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar pasi kishte udhëtuar nga Shqipëria.
Spahiu kishte mbërritur gjithashtu ilegalisht në MB dhe pretendonte se punonte për të shlyer borxhin e tij për ata që organizuan transportin e tij në vend.
Në përfundim të gjykimit Spahiu dhe Havalja u dënuan respektivisht 11 dhe 13 muaj burg.



