Emiratet e Bashkuara Arabe janë goditur sërish nga një valë sulmesh të nisura nga Irani, duke rritur tensionet në rajon dhe duke shkaktuar viktima e të plagosur.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Emirateve, gjatë sulmit të fundit u lëshuan 9 raketa balistike dhe 35 dronë iranianë drejt territorit të vendit. Sistemet e mbrojtjes ajrore arritën të shkatërrojnë 8 raketa dhe 26 dronë, ndërsa pjesa tjetër goditi ose ra në zona të ndryshme.
Autoritetet raportojnë se nga sulmet deri tani kanë humbur jetën 6 persona dhe janë plagosur 122 të tjerë.
Bilanci i përgjithshëm i sulmeve që nga nisja e ofensivës iraniane është edhe më i gjerë. Sipas të dhënave zyrtare 262 raketa balistike janë identifikuar nga mbrojtja ajrore. 241 prej tyre janë rrëzuar në ajër, 19 raketa kanë rënë në det, 2 raketa kanë goditur territorin e vendit.
Ndërkohë, në frontin e sulmeve me dronë janë zbuluar 1,475 dronë iranianë, 1,385 janë shkatërruar nga mbrojtja ajrore, 90 dronë kanë rënë brenda territorit të vendit


