Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, emigrantët shqiptarë dërguan në vend prurje monetare në vlerë prej 532 milionë euro, një rritje prej 4,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.
Remitancat përfshijnë të gjitha dërgesat monetare që emigrantët bëjnë drejt familjeve dhe individëve në Shqipëri, përmes bankave dhe institucioneve të tjera financiare.
Italia dhe Greqia kryesojnë si burimet më të mëdha të remitancave, për shkak të numrit të lartë të emigrantëve atje, ndërsa pasojnë Anglia dhe Gjermania.


