Fituesja e “BBV3”, Egla Ceno ditën e djeshme ndau në rrjete sociale një postim teksa kujtonte bashkëpunimin e saj me Elvis Pupën, miniserialin “Më fal për shprehjen”.
Mbi postim e bërë aktorja shkroi:
Rrjetet sociale më kujtojnë që në 2016-tën luaja si gruaja e Vis Pupës në “Më fal për shprehjen”, një mini serial i @digitalb_official. Sinqerisht kam nostalgji për punë të tilla
Në foto ishte dita e burrit dhe gruas në SPA…torturë e vërtetë për të shkretin S’ka mo…gjen tenxherja kapakun gjithmonë
“S’ka më gjen tenxhereja kapakun gjithmonë”, thekson përgjatë postimit Egla, një thumb që në dukje lidhet drejtpërdrejtë me projektin që mban të njëjtin emër të Elvana Gjatës dhe ish-finalistit të “BBV3”, Romeo Veshajt.
Aludimet ngrihen akoma më shumë se ky mbetet një kunjë për serialin në fjalë kur vërehet se aktorja i ka bërë like një komenti disi negativ mbi projektin e përmendur.


