Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale lajmin për përfundimin e punimeve në segmentin rrugor Qafë Thanë – Dogana Qafë Thanë, një ndërhyrje që përfshin riparimin e shtresave asfaltike si dhe përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale.
“✅Përfundojnë punimet për riparimin e shtresave asfaltike dhe përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale në segmentin rrugor Qafë Thanë – Dogana Qafë Thanë”, shkruan Rama, duke theksuar se kjo ndërhyrje do të rrisë sigurinë rrugore dhe do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve, veçanërisht në këtë pikë strategjike të qarkullimit ndërkombëtar.
Segmenti Qafë Thanë konsiderohet një nga nyjet kyçe të transportit në juglindje të vendit, që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut dhe më tej me vendet e Ballkanit Lindor dhe Europës Qendrore.
Njoftimi i kryeministrit Edi Rama:
Radar.al


