Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Edhe Gjermania mbështet dëbime në vende të treta

    July 23, 2025

    BE do të ashpërsojë politikën e migrimit dhe tani po debaton si t’i trajtojë azilkërkuesit e refuzuar. Ministri i Brendshëm gjerman Dobrindt përsëri mbështeti qendrat e dëbimit në vendet e treta.

    Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt dëshiron të lejojë që qendrat e dëbimit, të ashtuquajturat “qendra kthimi”, të ngrihen jashtë BE-së. “Ne mbështesim kërkesën për qendra kthimi. Besojmë se është një qasje inovative dhe absolutisht e nevojshme”, deklaroi politikani i CSU-së në fillim të një takimi joformal të ministrave të brendshëm të BE në Kopenhagë.

    Sipas Dobrindtit, “nevojiten vende partnere sa më afër vendeve të origjinës, të cilët mund të bien dakord me ne për ripranimin e azilkërkuesve”. Për ta arritur këtë, BE duhet të lidhë marrëveshje me vendet e treta.

    “Ka vende që tashmë kanë plane të gjera për të organizuar diçka të tillë”, tha Dobrindt në takimin e ministrave të Brendshëm të BE-së në Kopenhagen. “Nuk dua ta përjashtoj mundësinë që Gjermania t’u bashkohet të tjerëve.”

    Komisioni Evropian kishte propozuar tashmë thjeshtimin e kushteve për riatdhesimet në vendet e treta në maj. Vendet e BE-së duhet të jenë në gjendje të kthejnë më lehtë pas azilkërkuesit në një vend tjetër, edhe nëse migrantët nuk kanë lidhje me vendin në fjalë. Nuk do të jetë më e nevojshme të provohen lidhje, të tilla si lidhjet familjare ose vendbanimi i mëparshëm.

    “Nevojitet bashkëpunim më i madh”
    Dobrindti kishte ra dakord javën e kaluar me homologët e tij nga Franca, Polonia, Austria, Danimarka dhe Republika Çeke për të shtrënguar politikën e migrimit. Pjesëmarrësit ranë dakord të mos lejojnë më procedura të kushtueshme dhe për këtë arsye të gjata të shqyrtimit të aplikimit për azil, shpjegoi Dobrindti pas një takimi të gjashtë ministrave të brendshëm.

    Ministri i Brendshëm francez Bruno Retailleau bëri thirrje gjithashtu për masa më të ashpra kundër azilkërkuesve dhe kompetenca të gjera për autoritetet. Nëse dikush hyn në vend pa një pasaportë të vlefshme, “duhet të jetë e mundur, për shembull, të kontrollohet telefoni i tij”, tha Retailleau në takimin në Kopenhagë.

    Më shumë fonde nga BE për autoritetet kufitare

    Planet e Brukselit për buxhetin e ardhshëm shumëvjeçar të BE-së përfshijnë, ndër të tjera, rritjen e fondeve për agjencinë evropiane të kufirit Frontex. Përpjekjet e Komisionit përfshijnë gjithashtu marrëveshje me vende si Libia, shpjegoi Komisioneri Evropian Brunner. Qëllimi është “të vendoset migrimi në tryezë kur diskutohen çështje të tjera”, të tilla si marrëveshjet tregtare ose bashkëpunimi për zhvillim.

    Në Libi, në veçanti, bashkëpunimi me autoritetet është i vështirë për shkak të trazirave në vend. Qeveria në kryeqytetin Tripoli, në perëndim, po lufton për pushtet me një qeveri rivale në Bengazi, në lindje. Më herët këtë muaj, Brunneri dhe ministrat nga disa vende të BE u dëbuan nga Bengazi ndërsa përpiqeshin të negocionin me autoritetet lokale.

    OKB kritikon ashpërsimin e politikës së migrimit

    Shumë migrantë po përpiqen të arrijnë në Evropë nga Libia. Migrantët e kapur nga autoritetet libiane në rrugën e tyre drejt Evropës kthehen me forcë në vendin e Afrikës së Veriut dhe mbahen në mënyrë arbitrare. Grupet e të drejtave të njeriut akuzojnë BE për bashkëpunim në shkeljet e të drejtave të njeriut në vend.

    Përfaqësues nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) morën pjesë gjithashtu në takimin e Kopenhagës. Kombet e Bashkuara kanë kritikuar vazhdimisht politikën shtrënguese të migracionit të BE-së. Komisioneri i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, i bëri thirrje javën e kaluar Gjermanisë, në veçanti, të ndalojë kthimet në Afganistan./DW

    Alexander Dobrindt GJERMANIA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    June 11, 2026

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    June 11, 2026

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    June 11, 2026

    Salma Hayek surprizon tifozët në hapjen e Botërorit 2026, mesazh emocionues nga stadiumi “Azteca”

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.