U dënua me burgim të përjetshëm Tefik Tashi pasi vrau kunatën e tij.
Sipas hulumtimeve të bëra rezulton se ngjarja e rëndë ndodhi më 17 korrik 2023 teksa Tashi kishte goditur me sëpatë motrën e bashkëshortes.
Mësohet se Tefiku jetonte në shtëpinë e familjarëve të bashkëshortes së tij.
“E vrava se s’më beri drekën. Vjehrra dhe kunata më ofenduan. Kunata e përdorte gruan time për punët e saja. Nuk i bënte punët vetë”, deklaroi në polici autori.
Nga kjo ngjarje, Gjykata e Shkallës së Parë të juridksionit të përgjithshëm Elbasan mori vendimin për burgim të përjetshëm për shkaktarin e kësaj ngjarjeje.