Djaloshi i identifikuar si André Gleißner vdiq së bashku me katër gra të rritura pas një momenti tragjik të ndodhur në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg kur një makinë u kaloi për sipër.
Zyrtarët e Arabisë Saudite bëjnë me dije se Gjermania u paralajmërua “katër herë” për pikëpamjet ekstremiste të të dyshuarit për sulmin me makinë në Magdeburg.
Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjet, nëna e André, Désirée ka përlotur njerëzit teksa shkroi: “Lëreni arushin tim të vogël të fluturojë përsëri nëpër botë. André nuk i bëri asgjë askujt. Ai ishte me ne në tokë vetëm për nëntë vjet. Pse ju? Vetëm pse? Nuk e kuptoj. Tani je me gjyshen dhe gjyshin në parajsë. Ata ta kanë ndjerë aq shumë mungesën, sa ne këtu tani. Do të jetosh gjithmonë në zemrat tona. Ta premtoj këtë.



