SHBA– Modelja me famë botërore, Bella Hadid ka postuar momentet më të veçanta krah të dashurit të saj, kaubojit profesionist Adan Banuelos.
Modelja 27-vjeçare dhe 35-vjeçari, një prej yjeve më të suksesshëm të rodeos së viteve të fundit, kanë kaluar një kohë mjaft të mirë në jetën e tyre që kur filluan lidhjen rreth 1.5 vjet më parë.

Dyshja kanë një dashuri të përbashkët për kuajt, duke i bashkuar edhe më tepër në romancën e tyre.
Në disa foto që ajo ka postuar në Instagram, Hadid dhe Banuelos kalojnë kohë në rodeo dhe në stalla me kuajt, ndërkohë që ndajnë edhe disa puthje para publikut.
“Dashuria ime e solli Teksasin në Nju Jork. Sa me fat jam”, ka shkruar Hadid.




