Një lajm i rëndë vjen nga Policia lidhur me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lushnjë-Berat.
Burimet thanë se një autobot i mbushur me karburant u përplas me një mjet bujqësor.
Drejtuesi i automjetit, Petro Piti, humbi jetën pasi mbeti i bllokuar, edhe pse qytetarët dhanë ndihmë për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit.
Të dy mjetet kanë qenë duke lëvizur në një drejtim. Dyshimet e para janë që drejtuesi i autobotit nuk e ka vënë re mjetin bujqësor dhe në tentativë për të shmangur përplasjen është përmbysur.
Zjarrfikëset dhe policia ndodhen në vendngjarje, ndërsa rruga është bllokuar pasi është e lagur me karburant.


