Policia e Tiranës dha detaje lidhur me të shtënat me armë zjarri në Vorë.
Sipas bluve, ka patur një konflikt mes shtetasve A. G., 25 vjeç, E. L., 39 vjeç, të cilët lëviznin me një mjet “Volkswagen Golf 5”, dhe shtetasit J. L., 31 vjeç, që lëvizte me një mjet tip “BMW”.
Gjatë konfliktit nga automjeti tip “BMW” dyshohet se është qëlluar një herë me armë zjarri në ajër. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 24.09.2024, rreth orës 17:40, në afërsi të rrethrrotullimit të Vorës, ka patur një konflikt mes shtetasve A. G., 25 vjeç, E. L., 39 vjeç, të cilët lëviznin me një mjet “Volkswagen Golf 5”, dhe shtetasit J. L., 31 vjeç, që lëvizte me një mjet tip “BMW”.
Gjatë konfliktit nga automjeti tip “BMW” dyshohet se është qëlluar një herë me armë zjarri në ajër. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit J. L., ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


