Një ngjarje tragjike është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Velçan, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja, ndërsa ndodhej në kullotë duke ruajtur bagëtitë.
Viktima është identifikuar si L. Ç., banor i zonës dhe me profesion çoban. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 dhe dyshohet se rrufeja e ka goditur atë në mënyrë të drejtpërdrejtë gjatë një stuhie të papritur.
Përveç humbjes së jetës së çobanit, mësohet se si pasojë e goditjes kanë ngordhur edhe rreth 20 krerë bagëti të imëta.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të zonave malore të tregojnë kujdes gjatë motit të keq, veçanërisht kur janë të ekspozuar në hapësira të hapura.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, dyshohet se si pasojë e goditjes nga rrufeja, gjatë kohës që ruante bagëtitë në fshatin Velçan, ka humbur jetën shtetasi L. Ç., 47 vjeç (çoban). Gjithashtu, si pasojë kanë ngordhur rreth 20 krerë bagëti të imëta.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.
Radar.al


