Një aksideni i papritur automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Spitallë, Durrës.
Burimet bëjnë me dije se një automjet ka përplasur një kalimtare në vijat e bardha.
Më tej është zbuluar se e aksidentuara është një e moshuar, e për shkak të përplasjes ndodhet në gjendje të rëndë.
Ajo është dërguar për ndihmë të specializuar mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.
Burime nga policia e Durrësit bënë të ditur se drejtuesi i automjetit, një i ri, u ndalua nga policia.



