Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Sarandë, ku një fëmijë 3-vjeçar është goditur aksidentalisht nga makina që drejtohej nga i ati.
Burimet bëjnë me dije se pas aksidentit fëmija është dërguar me urgjencë në Spitalin e Sarandës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore të rënduar, ekipet mjekësore vendosën që fëmija të transportohet me helikopter drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.



