Një shtetas shqiptar 51-vjeçar ka rënë nga lartësia 8 metra, teksa po punonte.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në shtetin grek, teksa 51-vjeçari ka qenë duke krasitur një pemë në fshatin Armeni të Rethymnos gjatë pasdites së djeshme.
Fatkeqësisht, ai ka humbur ekuilbrin dhe është rrëzuar nga pema.
51-vjeçari ka marrë plagë të rënda dhe po trajtohet në Repartin e Kujdesit Intensiv të spitalit të Rethymnon.


