Detaje të reja janë mësuar nga sherri mes të miturve në Kukës.
Spitali Rajonal i Kukësit nuk ka mundur të kryejë ndërhyrjen e nevojshme kirurgjikale për shkak të mungesës së stafit mjekësor të specializuar.
Pas dhënies së ndihmës së parë, urgjenca e spitalit e ka transportuar të plagosurin drejt Spitalit të Prizrenit, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.


