Në puntatën e djeshme të “Për’puthen”, kamera ka fokusuar dy konkurrente teksa mbanin duart e njëra-tjetrës.
Ishin pikërisht dy vajzat që ftuan në një takim në studio Ardin, të cilit i bënë pyetje ‘pikante’.
Ketrina dhe Gerta në një moment e pyesin atë nëse e ka problem që ato të dyja janë kaq afër me njëra-tjetrën dhe ai përgjigjet ‘jo’ pasi i ‘duket gjë normale’.
Më pas e pyesin atë në se ‘kishte menduar një lidhje me dy femra’ dhe Ardi thotë ‘se ka dëgjuar për burra që kanë dy gra’.
Pjesë nga biseda:
Ardi: Jam shumë me fat. Pse kishit dy orë që mbanit dorën e njëra-tjetrës?
Gerta: Se po na shijonte.
Ketrina: Pse a ka ndonjë gjë të keqe?
Ardi: Jo, thjesht për ta ditur se u çuditën të tjerët, mu duk gjest normal.
Ketrina: A të pengon ty që ne jemi kaq afër me njëra-tjetrën?
Ardi: Ça problemi ka?
Ketrina: Si e kishe menduar një lidhje me dy femra.
Ardi: Ka ndodhur që një burrë të ketë dy gra.
Ketrina: Domethënë ti je dakord me këtë?
Ardi: Në rast se gratë shkojnë me njëra-tjetrën pse jo, mos të kemi probleme.
Ketrina: Po ndihesh në siklet.
Ardi: Mos keni patur marrëdhënie jashtë me njëra-tjetrën ju?
Gerta: Jo, ça marrëdhënie për shembull.
Ardi: Ku di gjë unë, po pyes.


