Një ngjarje e papritur ka ndodhur në Lushnje ku një banesë në lagjen “Loni Dhamo” është përfshirë nga flakët pak çaste më parë.
Burimet bëjnë me dije s epolicia dhe zjarrëfiksësja ndodhet në vendngjarje dhe po tentojnë të shuajnë flakët, por për shkak të materialeve të shumta akrelik, zjarri është i vështirë të vihet nën kontroll.
Në banesë nuk ka persona, ndërsa banorët po tentojnë që të nxjerrin materialet që ndodhen brenda.
Ndërkohë në zonë është ndërprerë energjia elektrike për arsye sigurie.


