Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rita Ora flet për sendin që s’e ndan kurrë nga vetja: Ndihem e mbrojtur! Jam supersticioze, ne shqiptarët jemi rritur me besëtytni

    “Thuaj Eneas që t’i tregojnë një apartament tek…”/ Fijet e “Grupit Aruba” në hotelin “strategjik” të biznesmenit Agim Zeqo në Korçë

    Rreth 4 mijë banorë të Gostivarit u helmuan nga uji i ndotur, autoritetet: Epidemia në rënie por uji ende nuk është i sigurt për përdorim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    E keni shkarkuar këtë aplikacion në telefonin tuaj? Ekspertët: Jeni në duar të pasigurta

    February 19, 2025

    Associated Press

    Kompania e re kineze e inteligjencës artificiale, DeepSeek, ka ndërprerë përkohësisht shkarkimin e aplikacionit të saj në Korenë e Jugut, derisa të zgjidhë shqetësimet e privatësisë në bashkëpunim me autoritetet e këtij vendi. Eksperti i sigurisë kibernetike Joseph Steinberg reagon ndaj njoftimeve dhe shqetësimeve të veçanta për privatësinë e të dhënave personale të përdoruesve të aplikacionit DeepSeek.

    DeepSeek është një aplikacion kinez i inteligjencës artificiale që shihet si rival i programit amerikan ChatGPT. Programi përdoret nga miliona përdorues në mbarë botën, por gjithnjë e më shumë qeveritë po shprehin shqetësime në lidhje me sigurinë e të dhënave personale të përdoruesve të këtij aplikacioni.

    Komisioni i Koresë së Jugut për Mbrojtjen e Informacionit Personal tha se aplikacionet e kompanisë DeepSeek u hoqën nga tregu dixhital vendas të shtunën në mbrëmje dhe se kompania ra dakord të punonte me agjencinë për të forcuar mbrojtjen e privatësisë përpara se aplikacionet të rifuteshin në treg.

    Një analizë e fundit nga firma Wiseapp Retail zbuloi se DeepSeek u përdor nga rreth 1.2 milionë përdorues në Korenë e Jugut gjatë javës së katërt të janarit, duke u bërë programi i dytë më i kërkuar i inteligjencës artificiale pas programit ChatGPT.

    Eksperti i sigurisë kibernetike, Joseph Steinberg, thotë se rreziqet e përdorimit të programit DeepSeek mund të mos jenë të dukshme tani, por se e ardhmja është e pasigurt.

    “Është vërtet shumë e vështirë të parashikosh se cilat janë rreziqet. Por një gjë është e sigurt, nëse keni një inteligjencë artificiale që prodhohet në Kinën komuniste, qoftë tani apo në të ardhmen, qeveria kineze mund të marrë informacion prej saj dhe ndoshta është shumë më tepër informacion sesa njerëzit mendojnë”, thotë zoti Steinberg.

    DeepSeek mori vëmendje mbarëbotërore muajin e kaluar kur pretendoi se e prodhoi aplikacionin e saj me kosto shumë më të vogël se kompanitë amerikane. Njoftimi trazoi tregjet financiare dhe nxiti debate mbi konkurrencën ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kinës për zhvillimin e teknologjisë së inteligjencës artificiale.

    Megjithëse kompanitë e teknologjisë amerikane si Meta, Google ose ChatGPT disponojnë gjithashtu vëllime të mëdha informacioni për përdoruesit e tyre, zoti Steinberg beson se kompanitë e teknologjisë perëndimore janë më të përgjegjshme dhe kanë më shumë pavarësi nga qeveria.

    “Ka të bëjë me rregullat që zbatohen për të, nëse qeveritë mund ta marrin informacionin lehtësisht. Në Shtetet e Bashkuara duhet të merret urdhër gjykate dhe shumica e kompanive të teknologjisë i kundërshtojnë urdhrat nëse nuk shohin arsye të qëndrueshme. Në Kinë është shumë ndryshe, apo jo? Nëse Partia Komuniste Kineze i thotë një kompanie të prodhojë diçka, ata do ta prodhojnë”, thotë zoti Steinberg.

    Shumë agjenci dhe kompani qeveritare të Koresë së Jugut e kanë bllokuar programin DeepSeek nga rrjetet e tyre, ose ua kanë ndaluar punonjësve ta përdorin aplikacionin për punë, mes shqetësimeve se programi kinez po mblidhte shumë informacione konfidenciale.

    Komisioni i Koresë së Jugut për privatësinë, i cili filloi muajin e kaluar shqyrtimin e shërbimeve të kompanisë kineze DeepSeek, zbuloi se kompanisë i mungonte transparenca në lidhje me transferimet e të dhënave nga palët e treta dhe mund të mblidhte informacione të tepërta personale.

    Eksperti Steinberg thotë se inteligjenca artificiale mund të mbledhë informacion nga përdoruesit në mënyra shumë më të sofistikuara dhe që mund të analizohen dhe ruhen për një përdorim të paparashikueshëm në të ardhmen.

    Agjencia e lajmeve Associated Press kontaktoi kompaninë kineze DeepSeek për një reagim, por nuk mori përgjigje.

    DeepSeek privatësia programi kinez i inteligjencës artificiale
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rita Ora flet për sendin që s’e ndan kurrë nga vetja: Ndihem e mbrojtur! Jam supersticioze, ne shqiptarët jemi rritur me besëtytni

    July 26, 2026

    “Thuaj Eneas që t’i tregojnë një apartament tek…”/ Fijet e “Grupit Aruba” në hotelin “strategjik” të biznesmenit Agim Zeqo në Korçë

    July 26, 2026

    Rreth 4 mijë banorë të Gostivarit u helmuan nga uji i ndotur, autoritetet: Epidemia në rënie por uji ende nuk është i sigurt për përdorim

    July 26, 2026

    Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe me pisha

    July 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.